1000 familje furnizohen me pako ushqimore nga fondacioni “Behgjet Pacolli”

Prishtinë – 21 maj 2020

Në depon e Shoqatës “Bereqeti” janë duke u përgatitur 1000 pako ushqimore të cilat do të shkojnë tek një mijë familje që janë në kushte të rënda ekonomike.

Xheladin Fazliu përfaqësues i Shoqatës “Bereqeti” në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se kanë përgatitur pakot të cilat do të shpërndahen çdo ditë deri ditën e Fitër Bajramit.

“Sot jemi në pikën e grumbullimit të ndihmave, jemi duke i përgatitur 1000 pako që janë për 1000 familje e që janë pako ushqimore”, u shpreh ai.

Fazliu tha se falë donacioneve të fondacionit të Behgjet Pacollit kanë arritur që t’i mbushin pakot me gjera esenciale ushqimore, por edhe higjienike.

Reportazh e realizuar në RTK me familjet përfituese të gjërave ushqimore.

“Këto artikuj ushqimorë janë siguruar falë donacionit nga fondacioni “Behgjet Pacolli” që është një ndihmë e mirëseardhur nga ne. Kjo po bëhet në muajin e madhërishëm të Ramazanit që çdo sofër e nevojtarit të jetë e mbushur me gjëra ushqimore që do të shkojnë në familje. Pakot përmbajnë rreth 13 produkte që janë me ushtime esenciale duke përfshirë edhe gjera higjienike”, tha ai.

Fokus për shpërndarjen e këtyre pakove do të jenë familjet nga ana e Gollakut të cilat sipas shoqatës janë të lënë anash.

Pakot do të shpërndahen çdo ditë nga dhjetëra vullnetarë të cilët ishin mbledhur në depo të shoqatës për t’i paketuar produktet ushqimore dhe për t’i shpërndarë.

Ngritet lapidari për 26 martirët e vrarë me 7 maj 1999 në Gjakovë

Vlera:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja

Vlera:

Kryetare e Gjilanit për një ditë në moshën 16 vjeçare, bursistja e fondacionit, Festina Kurteshi, vazhdon të shkëlqej me arritjet e saj

Vlera:

Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi

Vlera:

Bursistja e Fondacionit, Marigona Qerkezi, sopranoja që po pushton skenat botërore të operës

Vlera:

z.Pacolli i dhuron një veturë dinjitoze shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Vlera:

Ndihmë për uniforma dhe rindertim të objekteve administrative për TMK-në

Vlera:

Ndërtimi i shtëpisë së fëmijëve jetim (220 fëmijë) në Republikën e Jakutisë

Vlera:

Rikonstruksioni i shkollës në Marec dhe ngritja e muzeut

Vlera:

Për të dëmtuarit nga vërshimet po ndërtojmë 5 shtëpi në Mitrovicë

Vlera:

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj

Vlera:

Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Vlera: