Republikës Saha (Yakutija), ka shprehur mirënjohje për z.Pacolli
Yakutija, 22 janar 1999 – Ministria e Arkitekturës dhe Ndërtimit të Republikës Saha (Yakutija), ka shprehur mirënjohje për bamirësinë e zotëri Behgjet Pacolli, duke dhuruar orenditë dhe enterierin e sallës së kongreseve të Republikës së Jakutisë.
Letër falenderuese drejtuar nënës së themeluesit të Fondacionit, znj. Nazmije Pacollit nga shoqata e grave të Republikës së Jakutisë
Fondacioni Behgjet Pacollit, në republikën Saha – Jakutia, kishte dhuruar një shtëpi për strehimin e jetimëve gjerësisht fëmijëve me të mbetura fizike (të cilët shumëherë refuzoheshin nga prindërit e tyre dhe u braktisëshin). Në shenjë falenderimi për ndihmën që ka bërë Fondacioni “Behgjet Pacolli”, shoqata e grave në Republikën e Jakutisë, ka nderuar nënen e themeluesit të Fondacionit, zonjën Nazmije Pacolli.
Në vazhdim lexoni përmbajten e letrës:
Mirënjohje për mbështetjen e jetimëve
Moska, 05 mars 1999
Patriarku i Kishës ortodokse Ruse falenderon z.Behgjet Pacolli, për kontributin që ky i fundit ka dhënë për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollës famullitare, mbështetjen për familjet me të ardhura të ulta dhe jetimët.
Mirënjohje për lirimin e pengjeve nga z.Pacolli
Brescia – Itali, 25 nëntor 2004
Shoqata atdhetare Dibra në Italia dhe shqiptarët nga qyteti italian I Brescias, në shenjë falënderimi për ndihmën dhe kontributin e pa rezerv që ka dhënë z. Behgjet Pacolli, për lirimin e pengjeve dhe Shqipe Hebibit, kanë ndarë këtë mirënjohje.
Mirënjohje për ndërtimin e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan
Deçan, 23 shkurt 2007
Mirënjohje për z.Behgjet Pacolli për kontributin e dhënë në ndërtimin e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Mirënjohje nga Lidhja shqiptare në botë
Tiranë, 27 tetor 2007
Lidhja shqiptare në botë i ka ndarë mirënjohje z.Behgjet Pacolli, për përkrahjen e synimeve të popullit shqiptarë për çlirim, liri dhe demokraci.
Mirënjohje nga shoqata e prindërve me persona me aftësi të kufizuara mendore
Prizren, 29 maj 2008
z.Behgjet Pacolli dhe Fondacioni të themeluar nga ai është nderuar me mirënjohje nga shoqata e prindërve me persona me aftësi të kufizuara mendore “Hadër”.
Për mbështetjen dhënë Sindikatës së Policisë
Prishtinë, 06 shtator 2011 – Për mbështetjen dhënë Sindikatës së Policisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pranuar mirënjohje nga kjo sindikatë.
“Thirrjet e Nënave” me mirënjohje për Presidentin Behgjet Pacolli
GJAKOVE, 8 Mars, 2011 – Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka ndarë mirënjohje për Presidentin Behgjet Pacolli. Kjo ceremoni u zhvillua në ditën e 8 Marsit, Ditës së Gruas, ku në Gjakovë nga pozita e Preidentit të Republikës së Kosovës, presidenti Pacolli organizoi pritje dhe shtroi drekë për gratë e Krushës, të Gjakovës dhe vendbanimeve të tjera të këtij rajoni. “Gjithmonë kam qenë dhe do të jem afër jush, më ka lidhur e shkuara, më lidh e tanishmja, dhe sigurisht do të më lidh edhe e ardhmja. I di sakrificat e juaja, i kam të njohura të gjitha. E di se keni vuajtur. Por, ne do të mundohemi që ta ndajmë këtë dhimbje së bashku”, tha presidenti para nënave.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës
New York, 21 Shtator 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës. Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Selinë Qëndrore të Vatrës, në hapje të takimit të ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, shprehu mirënjohjen e thellë e respektin e lartë në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve për punën e jashtëzakonshme në dobi të kombit, shtetit e çdo shqiptari anëkënd botës. Në fjalën time shpreha mirënjohje e vlerësim për punën shekullore të lobimit të jashtëzakonshëm të Vatrës sa herë e ka kërkuar çështja kombëtare. “Falenderim e respekt Vatrës e të gjithë vatranëve. Mirënjohje për kontributin e punën e tyre të pa ndalur. Vatra e shqiptaro-amerikanët janë krahu legjendar i shqiptarisë. Vatra është krenari, ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ta mbështesin Vatrën. Sa më e fortë të jetë të Vatra aq më të nderuar e më të respektuar jemi ne si shqiptarë në Amerikë”.
Për kontributin e dhënë në restaurimin e xhamisë Ramadanije (Llapit)
Prishtinë, 28 gusht 2009
Luftërat e vazhdueshme, veçanërisht në vitin 1999 e kanë dëmtuar rëndë trashëgiminë kulturore të vendit. Në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashigimisë kulturore Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka marrë pjesë vazhdimisht. Në këtë kontekst, Fondacioni tashmë ka kontribuar jashtëzakonisht shumë.
Rinovimi i xhamisë së Llapit, e ndërtuar në vitin 1470, ishte një nga veprimet e para të Fondacionit në këtë lidhje. Kjo xhami e vjetër ishte e djegur the thuajse gati e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë më 1999. Fondacioni ka kontribuar në rinovimin dhe restaurimin e xhamisë së “Ramadanije” ndryshe njihet edhe si xhamia e Llapit në Prishtinë, me mjete financiare dhe logjistike.
Për kontributin në organizimin e Javës dhe Ditës Olimpike
Prishtinë, 23 qershor 2013 – Për kontributin në organizimin e Javës dhe Ditës Olimpike, KOK ka ndarë Certifikatë për z.Behgjet Pacolli.
Federata Universale e Paqes emëron Ambasador z.Behgjet Pacolli
Tiranë, 21 nëntor 2009
Këshilli Kombëtar i Paqës në Tiranë që funksionon në kuadër të Federatës Universale të Paqes – që është një rrjet global i paqendërtuesve, ka emëruar Presidentin Behgjet Pacolli, Ambasador për Paqe.
Komiteti i Çmimit të Paqes Gusi në Manila, ka vendosur t’i japë z.Behgjet Pacolli, Çmimin “Ambasador i Paqes Gusi 2011”
Manila, 2011 – Komiteti i Çmimit të Paqes Gusi në Manila, Filipine ka vendosur t’i japë z.Behgjet Pacolli, Çmimin e Paqes Gusi 2011 për “përpjekjet e tij të palodhura, duke punuar për përmirësimin e jetës së njerëzve, për të gjetur zgjidhje paqësore për mirëqenien e njerëzve dhe si promovues i forumeve globale për paqen, pajtimin dhe prosperitetin.” “Jam i lumtur që jam këtu me ju, në këtë mbrëmje, dhe ju falenderoj përsëri. Unë vij nga Kosova, një vend i vogël, nga një qytet i vogël, por që është vendlindja e Nënë Terezës”, ishin fjalët e z.Pacolli.
Riinvest – Mirënjohje për ndarjen e bursave për studentë
Prishtinë, 24 shtator 2013
Kolegji “Riinvest” ka shprehur mirënjohje për Fondacionin “Behgjet Pacolli”, për kontributin dhe ndarjen e bursave për studentët e këtij kolegji. Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në vazhdimësi mbështet me bursa studentët e dalluar kosovarë.
Për kontributin e dhënë për personat me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 26 tetor 2013
Për kontributin dhe ndihmën e pa rezervë dhënë për personat me aftësi të kufizuara, z.Behgjet Pacolli ka pranuar Mirënjohje nga znj.Vjollca Hoxha.
Mirënjohje për implementimin e disa projekteve në Gjakovë
Gjakovë, 5 shtator 2014
Për mbështetjen dhe implementimin e disa projekteve në Komunën e Gjakovës, Kuvendi Komunal i ka ndarë mirënjohje Fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Kontribut të pakursyer për kauzën Down Syndrom Albania
Tiranë, 13 janar 2016
Certifikate mirënjohje nga Fondacioni Down Syndrom Albania për z. Behgjet Pacolli, i cili është angazhuar me përgjegjsi të lartë sociale dhe humanizmin e treguar për kauzën e Down Syndrom Albania.
Familja e dëshmorit të Kombit, Omer Gegaj, falënderon z.Pacolli
Prishtinë, 16 qershor 2016
Bukurije Gegajt dhe dy fëmijëve të saj nga Studençani i Therandës i’u ndërtua shtëpia e re nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Momenti i hyrjes në shtëpinë e re ishte tepër emocionues për kryefamiljaren, të cilës burri i’u vra gjatë luftës si pjesëtar i UÇK-së.
Në shenj falënderimi kryefamiljarja së bashku me vajzën Dianën dhe djalin Luizin, kanë dërguar në adresë të Fondacionit, një letër falënderim për themeluesin z.Behgjet Pacolli.
Monografi kushtuar themeluesit të Fondacionit
Prishtinë, 13 janar 2016
Shkrimtari Basri Magashi, ka shkruar një monografi për jetën dhe veprën e z.Behgjet Pacolli.
Dua Lipa i dhuron mirënjohje z.Behgjet Pacolli
Prishtinë, 09 gusht 2016
Këngëtarja e përmasave botërore Dua Lipa, në emër të Sunny Hill Foundation, ka ndarë mirënjohje për Fondacionin “Behgjet Pacolli”, duke çmuar kontributin e dhënë në organizimin e Festivalit “Sunny Hill”.
Mirënjohje nga shoqata lidhja e invalidëve dhe viktimave civile të luftës në Kosovë
Prishtinë, 15 janar 2018 – Shoqata lidhja e invalidëve dhe viktimave civile të luftës në Kosovë i ka dhuruar mirënjohje z.Behgjet Pacolli për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë Fondacioni për këtë kategori që kanë dhënë kontribut në luftë.
Familja Deliu falënderon z.Pacolli për ndihmën e pa rreshtur
Prishtinë, 17 qershor 2018
Familja Deliu, në shenjë falenderimi për kontributin dhe ndihmën e pa rreshtur që ka treguar ndaj kësaj familje, ka nderuar me mirënjohje z. Behgjet Pacolli.
Famija Gërbeshi – Tafaj – Mirënjohje për kontributin e dhënë në punësim dhe botimin e librave
Hajvali, 17 tetor 2019 – Famija Gërbeshi – Tafaj, në shenjë falënderimi për z.Behgjet Pacolli, i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në Humanizëm, punësim dhe botimin e librave.
z.Pacolli bashkë me bashkëshorten Masha, në audience te Papa Françesku
Vatikan, 16 dhjetor 2019 – “Sot Ati i Shenjtë Papa Françesku, më priti bashkë me bashkëshorten time Mashen, në një audiencë në Vatikan. Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj shtetin dhe popullin tonë, tek Papa Françesku”, ka shkruar z.Pacolli pas takimit me Papën.
Dekorata “Nënë Tereza” i dhurohet z.Pacolli nga Presidenti shqiptarë, Ilir Meta
Tiranë, 26 dhjetor 2019 – Me dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, z. Behjget Pacolli i është jep dekorata “Nënë Tereza”, për angazhimin dhe ndjeshmërinë e lartë personale dhe familjare, treguar ndaj popullit të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë.
Jetimat e Ballkanit – Mirënjohje themeluesit të Fondacionit Behgjet Pacolli
Prishtinë, 22 dhjetor 2022 – Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka ndarë mirënjohje pët themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, për ndihmën dhe kontributin e dhënë në vazhdimësi për këtë shoqatë.
Certifikatë nga Fundjavë Ndryshe për z.Behgjet Pacolli
Tiranë, 01 korrik 2020 – Fondacioni Fundjavë Ndryshe i udhëhequr nga Arbër Hajdari, i ka shprehur mirënjohje z.Behgjet Pacolli, për ndihmën shumëvjeçare që ka bërë për familjet e varfëra.
Presidenti shqiptar Bujar Nishani, shpërblen me Medaljen e Nderi i Kombit z.Behgjet Pacolli
Tiranë, 2015 – Presidenti i Republikës, H. E. Z. Bujar Nishani shpërbleu, Presidentin dhe themeluesin e Mabetex Group z. Behgjet Pacolli me Medaljen e Nderit të Kombit: “Për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë si një sipërmarrës i suksesshëm në shumë vende të globit dhe aktivitetin e tij humanitar në shërbim të paqes”.
“Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”
Vlorë, 28 nëntor 2018 – Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” e shpall afaristin, filantropi dhe atdhetarin e shquar z. Behgjet Pacolli laureat të titullit Doctor Honoris Causa për kontributin e çmuar në sferën e humanizmit, avancimin e kulturës dhe sportit, promovimin e çështjes kombëtare në rrafshin global dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë kombit shqiptarë ndër vite.
Pacolli nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Kukësit”
Kukës, 16 prill, 2018 – Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, i është dorëzuar nga Qarku i Kukësit dhe qyteti i njohur botërisht për mikpritjen, titulli “ Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”. Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, ka bërë të ditur Bashkia e Kukësit. Pacolli pranojë dy mirënjohje nga qyteti dhe qarku i Kukës-Has-Tropojë, nominuar në vitin 2000 për çmimin Nobel për Paqen për mikpritjen që i dha bashkëkombësve të vet kosovarë, larguar nga tmerret e luftës.
Pacolli nderohet me çmimin “Qytetar Nderi i Lezhës”
Lezhë, 3 shtator 2010 – Vetëm disa muaj pas nderimit nga Unioni i paqes në Botë me titullin “Kalorës i Paqes i Mijëvjeçarit”, presidenti dhe themeluesi i Fondacionit, Behgjet Pacolli u nderua nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me çmimin “Qytetar Nderi i Lezhës”. Kryetari i Këshillit Komunal të Lezhës, Frano Kulli, tha se vendimi për ndarjen e çmimit “Qytetar Nderi i Lezhës” ka ardhur si motivacion për kontributin dhe punën e madhe të z. Pacolli si biznesmen dhe humanist në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
Presidenti Nursultan Nazarbayev për z. Behgjet Pacolli, 2005
Republika e Kazakistanit -Presidenti Nursultan Nazarbayev për z. Behgjet Pacolli, 2006
Mirënjohje nga Presidenti Kazakistanit – “10 vjet Astana”
Të shpërblehet Agim Pacolli me dekoratën “10 vjet Astana” për kontributin e konsiderueshëm në formimin dhe zhvillimin e Republikës së Kazakistanit dhe kryeqytetit të saj. Presidenti i Republikës së Kazakistanit z. Nursultan Nazarbayev.
Republika e Kazakistanit – Mirënjohje për ndërtimin e Astanas
Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, në emër të popullit kazak, z.Behgjet Pacolli, i shpreh të gjithë mirënjohjen për ndërtimin dhe restaurimin e pallateve qeveritare të kryeqytetit. Populli i Kazakistanit e ka vlerësuar thellësisht pamjen arkitekturore moderne të qytetit Akmola.
Medalje -“20 vjet Kushtetuta e Kazakistanit” për z.Pacolli
z. Behgjet Pacolli është nderuar me medaljen solemne “20 vjet Kushtetuta e Kazakistanit” Presidenti i Republikës së Kazakistanit.
Historia e njeriut të madh
Behgjet Pacolli ka lindur si të gjithë të mëdhenjtë e historisë nga një familje e varfër…
Dekoratë për ndihmën e dhënë fëmijëve jetimë gjatë luftës në Kosovë
Instituti Kombëtar i Integrimit të jetimëve shqiptarë, ka ndarë mirënjohje për themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, për meritat e tij dhe për kontributin për njerëzimin dhe ndihmën e dhënë fëmijëve jetimë gjatë luftës në Kosovë.
Presidenti i Federatës Ruse
Rezidenca e Kremlinit e Presidentit të Federatës Ruse.
Medalja e Urdhrit Shtetëror “Kurmet”
ASTANA, Dhjetor 2016 – Kreu i Shtetit i Republikës së Kazakistanit i dorëzoi z. Behgjet Pacolli medaljen e Urdhrit Shtetëror *Kurmet* si autor i një projekti unik për Teatrin e Operës dhe Baletit në Astana. “Marrja e këtij çmimi është një nga momentet më të nderuara në jetën time dhe e ndaj me krenari, prandaj nuk është vetëm e imja, por e gjithë e jona, i gjithë ekipi i Mabetex dhe familja ime. Pa mundin, përkushtimin dhe sakrificat e të gjithëve, nuk do të kishim mundur të arrinim çmime dhe vlerësime të tilla si sot”, ka vlerësuar Pacolli.
Falënderim për ndihmën në Medresenë “Alauddin”
Në shenjë mirënjohje për kontributin e çmuar dhënë për Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë. “Me këtë gjest fisnik e human, ju vërtetuar se në zemrën tuaj ushqeni dashuri dhe respekt ndaj Bashkësisë Islame dhe ndaj institucioneve të saj fetare – arsimore”, thuhet në vlersimin që BIK i bën figurës së z.Behgjet Pacolli.
Republika e Kazakistanit – Projekti më i mirë i vitit nga MABETEX
Ministria e Punëve të Jashtme Astana e Kazakistanit e ndërtuar nga Mabetex Group.
Disa nga Mirënjohjet dhe çmimet që Republika e Kazakistanit ka ndarë z.Pacolli
Mirënjohje dhe çmime të ndara për personalitetin e z.Behgjet Pacolli nga presidenca dhe institucionet tjera të Republikës së Kazakistanit.
Presidenti Jelcin me Mirënjohje për z.Pacolli
Presidenti i Federatës Ruse, Boris Jelcin, për kontributin dhe punën profesionale të MABETEX në ndërtimin e Kremlinit, i ndanë mirënjohje themeluesit të Fondacionit z.Behgjet Pacolli.
Republika e Kazakistanit – Dekorim me Medalje themeluesin e Fondacionit z.Pacolli
Behgjet Pacolli dekorohet me medalje presidenciale nga Republika e Kazakistanit.
Dekoratë për kontributin në letërsi dhe art
Federata Ruse ka nderuar veprën dhe punën e z.Pacolli, duke e dekoruar me çminin shtetëror për letërsi dhe art.
Mirënjohje nga Federata Ruse
Për angazhimin e dhënë në zhvillimin e sektorit socio – industrial në rajonet më të vogla të Federatës Paccanickon.
Dekret i Presidentit të Rusisë
Letër falënderim për ndërtimin e Qendrës për kujdesin e Nënës dhe Fëmijës në Yakutska
Ministria e Shëndetësisë e Republikës Sakha dhe Ndërmarrja Shtetërore “Sakhavneshostroy” shpreh mirënjohjen e sinqertë për themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, për punën e madhe në përfundimin e punimeve të Qendrës për kujdesin e Nënës dhe Fëmijës në Yakutska
Kontribut në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të TMK-së
Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka dhënë kontribut edhe në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të forcës trashëgimtare të luftës së UÇK-së. Gjithashtu, fondacioni ka kontribuar në pajisje me uniforma të reja për TMK. Fondacioni ka kontribuar në vazhdimësi për Trupat Mbrojtëse, që sot është Ushtria e Republikës së Kosovës.
Fondacioni ka mbështetur ndërtimin e objektit të Universitetit të Prishtinës
Me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, i cili për më shumë se një dekadë ishte dëmtuar nga politikat e ndryshme të masave të dhunshme në vitet e 90-ta, Fondacioni “Behgjet Pacolli”ka mbështetur ndërtimin e objektit të Universitetit të Prishtinës, nga ku tani dalin breza të rinj mirë të edukuar dhe shkolluar.
Jelcin me dekret shpërblen z.Pacolli
Me Dekret të presidentit të Federatës Ruse, me datë 23 maj 1997, themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, shpërblehet me çmimin shtetëror të Federatës Ruse në fushën e letërsisë dhe artit.
Behgjet Pacolli shpërblehet me medalje Presidenciale
Letër mirënjohje e shkruar nga z.Borodin, shef i Departamentit për çështje Presidenciale, ndau medalje për punën e shkëlqyer të z.Pacolli.
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, mirënjohje për z.Behgjet Pacolli
Certifikatë nga poeti Ymer Nurka
Kolegji ILIRIA me letër falënderim për z.Behgjet Pacolli
Presidenti Nishani dekoron Pacollin me urdhërin “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i akordoi, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Presidencës, z.Behgjet Pacolli Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë si një sipërmarrës i suksesshëm në shumë vende të globit si dhe aktivitetit humanitar në shërbim të paqes. Për kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës si dhe promovimin e realiteteve ekonomike kombëtare nëpërmjet formave përbashkuese.” “Kam marrë shumë nderime në botë, por ky është nderim më i veçanti, më emocionuesi. Ky nderim lartësohet dhe më shumë pasi vjen prej shtetit amë”, ka thënë presidenti Pacolli pasi pranoi dekoratën.
Certifikatë – Shqiponja e artë për themeluesin e Fondacionit z.Pacolli
Presidenti Behgjet Pacolli, është simbol i guximit dhe suksesit të sipërmarrësit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dëftues i atdhedashurisë dhe kontribues real në zhvillimin e tregjeve shqipfolëse. Këto vlerësime për figurën e z.Pacolli i bëri presidenti i Klik Ekspo Group, në kuadër të panairit të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.
Mirënjohje nga familja e pilotit James Berisha
Themeluesi i Fondacionit, z.Behgjet Pacolli, kishte takuar nënën e pilotit shqiptaro amerikan, James Berisha, i cili mbahej peng në shtetin e Eritresë. Presidenti Pacolli i kishte premtuar nënës së Jamesit se nuk do të ndalet deri sa djali i saj të ishte i lirë dhe drejtësia të triumfonte. Pas angazhimeve të vazhdueshme, dhe një pune të madhe themeluesi i fondacionit, z.Behgjet Pacolli, kishte konfirmuar zyrtarisht lirimin e pilotit shqiptaro amerikan, duke e mbajtur premtimin para nënës së pilotit.
Festina Kurteshi me Mirënjohje për Presidentin Pacolli
Kryetarja e Asamblesë Komunale të fëmijëve në Gjilan, Festina Kurteshi, ka ndarë Mirënjohje për z.Behgjet Pacolli, për angazhimin dhe përkrahjen e tij për rininë kosovare.
Klubi i Karatesë “Elita” shprehë Mirënjohje për z.Pacolli
Përfaqësuesi i klubit të Karatesë “ELITA” nga Gjilani, Bashkim Byqmeti, ka ndarë Mirënjohje për themeluesin e fondacionit, z.Behgjet Pacollin, për ndihmen financiare dhënë për këtë klub.
Letër Falenderim nga zonja e parë e Republikës së Shqipërisë, Odeta Nishani
Me rastin e përmbylljes së Ballos Presidenciale 2015, zonja Odeta Nishani, nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ka falënderuar përzemërsisht për kontributin dhe ndihmën e z.Pacolli për kauzën e individëve me sindromën Down. Falë kontributit të Fondacionit “Behgjet Pacolli”, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), do të mund të vazhdojë të ofrojë shërbimet e tij pa pagesë për fëmijët e Qendrës së Arritjeve dhe Zhvillimit, dhe do të jetë në gjendje të ofrojë mbështetje dhe për fëmijë e prindër në rrethe të tjera gjatë vitit 2016.
Këshilli i Bashkisë së Lezhës i jep titullin “Qytetar Nderi” z.Pacolli
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fano Kulli, ka ndarë çmimin Qytetar Nderi I Lezhës, për themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, për kontributin e dhënë si biznesmen dhe politikan për çështjen shqiptare dhe veçanarisht atë kosovare.
Mirënjohje nga familjarët e dëshmorëve të brigadës Hysen Tërpeza
Kompleksin memorial të dëshmorëve të Brigadës “Hysen Tërpeza”, me ndriqim e ka financuar themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”. Xhavit Rashiti, në emër të familjeve të dëshmorëve ka ndarë Mirënjohje për z.Behgjet Pacolli”, për kontributin dhe përkushtimin në ndihmë për këto familje.
Presidentit Pacolli u nderua me çmimin “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës
Tiranë – 18 mars 2011
Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, në një ceremoni solemne, u nderua me çmimin “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, ministra të Qeverisë së Shqipërisë e të Qeverisë së Kosovës, profesorë, studentë e mysafirë të tjerë të shumtë.
Qytetar Nderi i Kukësit
Kukës – 2018
Kryetari i Bahskisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i ka ndarë çmimin Qytetar Nderi z.Behgjet Pacolli, për iniciativën e tij në krijimin e hapësirës së përbashkët Ekonomike Kombëtare, ku Kukësi me vizionin e tij zhvillimor do të ketë rol kryesor.
Për ndërtimin e objekteve me rëndësi për shoqërinë e Republikës së Sakha
Sakha, 05 korrik 2006
Për ndërtimin e objekteve me rëndësi për shoqorinë e Republikës së Sakha, z.Behgjet Pacolli, ka pranuar mirënjohje.
Qytetar Nderi i Korçës
Korçë, 27 dhjtor 2011
Këshilli i Bashkisë së Korçës, ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, me motivacionin për kontributin e spikatur social dhe humanitar, poltik dhe ekonomik, për krijimin e shtetit të Kosovës dhe si promotor I zhvillimit mbarëkombëtar për shqiptarët.
Shoqata Bereqeti – Mirënjohje për z.Behgjet Pacolli
Prishtinë, 20 prill 2020
Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e ofruar në bamirësi, i ndan mirënjohje themeluesit të Fondacionit z.Behgjet Pacolli.
Qytetar Nderi i Lezhës
Lezhë, 03 shtator 2010 Këshilli i Bashkisë së Lezhës me vendim ka ndarë titullin “Qytetar Nderi i Lezhës”, për themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”. Motivi i këtij titulli është për kontributin e dhënë si biznesmen dhe politikan për çështjen shqiptare dhe veçanarisht atë kosovare, si një personalitet i shquar i trojeve shqiptare.
Z.Pacolli i jepet titulli “Nderi i Qarkut Kukës”
Kukës, Prill 2018
Këshilli I Qarkut Kukës I ka dhënë titullin “Nderi I Qarkut Kukës”, themeluesit të Fondacionit “Behgjet Pacolli”, me motivacionin për mbështetjen financiare të dhënë nga Kompania që ka dretjuar për luftën për çlirim në vitet 1999; për ndihmën humanitare kampeve të të ikurve në Qarkun e Kukësit; për vizionin zhvillimor që zhvleftëson kufinjtë mes shqipëtarëve, posaqërisht idenë e zonës së lirë Gjakova – Prizren – Qarku i Kukësit.
Presidenti më i mirë i Botës
Çmimi si Presidenti më i mirë i Botës, shkon për themeluesin e Fondacionit, Behgjet Pacolli.
Renovimi i ndërtesës dhe pajisja me uniforma për TMK-në
Fondacioni ka kontribuar në renovimn e ndërtesës së TMK-së në vlera milionëshe. Gjithashtu, fondacioni ka kontribuar në pajisje me uniforma të reja për TMK. Fondacioni ka kontribuar në vazhdimësi për Trupat Mbrojtëse, që sot është Ushtria e Republikës së Kosovës. Nuk ka munguar asnjëher ndihma dhe asistenca në mbrojtjen juridike të eprorëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte.
Madhështia e njeriut matet në bazë të asaj që ai kërkon dhe këmbënguljes me të cilën ai mbetet.
Ky çmim është ndarë për z.Pacolli nga Rita Pellegrino.
Asambleja e Ney Yorkut nderon z.Behgjet Pacolli
Joel M. Miller, asambleist në Asamblen e New Yorkut, ka nderuar me Mirënjohje themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”. Miller ka potencuar se z.Pacolli shpërblehet për kontributtin e tij në fushën e arsimit.
Pacolli ndërohet me Çmimin “Kalorës i Paçes së Mijëvjeçarit”
Prishtinë, 3 korrik 2011 Themeluesi i Fondacionit Behgjet Pacolli për angazhimet e tij humanitare është nderuar me Çmimin “Kalorës i Paçes së Mijëvjeçarit”. Çmimi “Kalorës i Paçes së Mijëvjeçarit” u është ndarë personaliteteve më të shquara në mbarë botën. Humanistëve të spikatur, të cilët i kanë dhënë njerëzimit shembullin e solidaritetit, mbështetjes, paqes, mirëkuptimit dhe sakrificës.
Universiteti Amerikan nderon me Mirënjohje z.Pacolli
Bordi i Administratorëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë (AUK), ka marr vendim të nderojë themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, për mbështetjen bujare, veçanërisht për renovimin e ndërtesës së këtij Kampusi. “Ne nuk do të kishim një modern dhe funksional pa kontributin tuaj. Në të vërtetë, pa angazhimin tuaj personal, AUK nuk do të ekzistonte”, thuhet në letër falënderimin e Bordit Administrativ të AUK.
Baton Rouge Luiziana – Nderon me “Medaljen e artë të Kancelarit”
Themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli” është nderuar me “Medaljen e artë të Kancelarit”, nga Kolegji komunitar i Baton Rouge në Luiziana.
Vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës
Vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës.
Veliaj nderon me “Çelësin e Qytetit të Tiranës” Presidentin Pacolli
“Mirënjohje e thellë nga populli i Tiranës për ndihmën që dhatë për familjet e dëmtuara nga tërmeti”. “Jam mëse i lumtur që marr Çelësin e këtij qyteti që e dua, të cilin e kam shumë në shpirt, të këtij qyteti me të cilin unë ndaj pothuajse dy të tretat e jetës sime”, tha presidenti Pacolli.
Universiteti POLIS i ka ndarë Çmimin Special “Lidershipi Shqiptar 2014”
Tiranë, 30 maj, 2014
Pacolli vlerësohet nga Universiteti POLIS për angazhimin në njohjet e Kosovës në botë, për sipërmarrjen e suksesshme në ndërtim e zhvillim, për angazhimin qytetar dhe politik, për misionet humanitare për zgjidhjen e krizave të pengjeve, dhe promovimin e bashkimit kombëtar përmes ekonomisë dhe integrimit europian e larg tendencave nacionaliste.
Republika e Kazakistanit shpërblen MABETEX-in
MABETEX u shpërblye për projektin e Pallatit Presidencial me “Projekti më i mirë i huaj” gjatë Forumit të Dytë Ndërkombëtar “Architectural Beau Monde-2001” nga Unioni i Arkitektëve të Republikës së Kazakistanit.
“Mirënjohja e qytetit të Tiranës” i jepet z. Pacolli nga kryetari bashkisë Lulëzim Basha
TIRANE, 27 shkurt, 2015 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, lartësoi kontributin e zotëri Pacollit për përmirësimin e imazhit të shqiptarit në botë në zona të ndryshme të saj, atë në lobim, dhe në propozime të ndryshme politike”. Basha i akordoi presidentit Pacolli titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, i cili është i dyti pas titullit “çelësi i qytetit” që ka marrë më parë nga ish kryebashkiaku Edi Rama.
Për kontributin e vazhdushëm për forumin rinor dhe të gruas
Ferizaj, 07 shkurt 2021
Mirënjohje për z.Behgjet Pacolli, nga dega e AKR-së në Ferizaj, në shenjë respekti për kontributin e vazhdushëm për forumin rinor dhe të gruas.
Dua Lipa me mirënjohje për Fondacionin “Behgjet Pacolli”
PRISHTINE, 9 gusht, 2016 – Këngëtarja e përmasave botërore Dua Lipa, në emër të Sunny Hill Foundation, ka ndarë mirënjohje për Fondacionin “Behgjet Pacolli”, duke çmuar kontributin e dhënë në organizimin e koncertit Sunny Hill Festival. Mirënjohjen nga këngëtarja kosovare e ka pranuar Masha Pacolli, bashkëshortja e presidentit Behgjet Pacolli.
Presidenti Pacolli dhe bashkëshortja Maria, nderohen në Gjenevë me çmimin më të lartë për kontribut humanitar ndërkombëtar
Gjenevë, 28 Qershor 2024- Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe bashkëshortja e tij, Maria Pacolli, janë dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”, për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar.