Është biznesmen i përmasave botërore, pasi themeloi kompaninë “Mabetex Group”, me të cilën u dëshmua. Zotëri Pacolli ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës. Është zgjedhur nga vota e qytetarëve deputet i Kuvendit të Kosovës 4 mandate. Është nënshkrues i Pavarsisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008. Ai ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme shtetrore si; Zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Përgjatë karrierës së suksesshme në biznesin global, Behgjet Pacolli zhvillon edhe aktivitete të jashtëzakonshëm filantropik me Fonadacionin që mban emrin e tij. Ai ka edhe shumë botime nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore.