KUSH JEMI NE
Fondacioni “Behgjet Pacolli” është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur. Misioni ynë është të krijojmë një ambient ku çdo person ka mundësinë të jetojë një jetë të shëndetshme dhe produktive.
Të përkushtuar për të luftuar pabarazitë më të mëdha, gjithmon fokusi i punës së Fondacionit është e ardhmja e fëmijëve, nxënësve, studentëve, familjeve në nevojë, të cilët përballen me kushte të vështira sociale dhe ekonomike; mbështetje për fëmijët dhe të sëmurët, të rriturit me diagnozë të vështirë të sëmundjes së pashërueshme në vendin tonë; ngritja e arsimit, infrastrukturës dhe mbështetjes për nxënës dhe studentë me bursa dhe të tjera kontribute; mbështetje për të pambrojturit, të tillë si personat me nevoja të veçanta, invalidët, familjet e dëshmorëve dhe të bashkësive që i mbështesin ata; mbështetje të fushave të ndryshme si shëndeti, kultura dhe trashëgimia.
Ne besojmë fuqishëm se me punën e përbashkët do të ndihmojmë në realizimin e shumë ëndrrave të nënave dhe familjeve.