Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja

Prishtinë, 13 tetor 2019 –

Mëngjesi i 24 qershorit ishte i kobshëm për qytetin e Pejës. Si pasojë e shiut të madh humbën jetën nëna dhe djali i saj 5 – vjeçar.

Gjithë vendi u trondit për këtë vdekje tragjike të dy antarëve të familjes Ademaj.

Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Duke parë gjendjen e rënduar të familjes Ademaj kam nisur iniciativë për të ndihmuar financiarisht familjen nga Peja, që i humbi dy familjarët si shkak i vërshimeve, mbrëmjen e së shtunës.

Njoftimi im kur me 25 qershor kisha nisur iniciativën për të ndihmuar financiarisht familjen nga Peja, që i humbi dy familjarët si shkak i vërshimeve. (në foto nëna dhe fëmiju i saj 5 – vjeçar tani më të ndjerë)

Për t’i dal në ndihmë familjes unë përmes fondacionit tim kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht familjen Ademaj.

“U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”

Kurse sot pasi kanë kaluar 4 muaj Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja.

Njoftimi im sot me 13 tetor rreth transferimit të mjeteve në llogarinë bankare të familjes.

Fondacioni Behgjet Pacolli, i përkushtuar, siç ishte në rastin e familjes Ademaj, vazhdon me ndijshmerinë e vet të thellë për raste të tilla.

Fondacioni Behgjet Pacolli falënderon secilin për solidaritetin dhe ndihmën e tij ne keto raste tragjike dhe njofton donatorët se per t’u informuar rreth kontributeve te tyre nëpërmes GO FUND ME, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike

+383 dhe 38 222 123) për t’u informuar mbi epilogun e ndihmave.

Ne shtesë gjeni konfermën bankare mbi transferin e mjeteve.

Na prift e mbara!

Dëshmia bankare e transferimit të 17 mijë eurove në llogari të familjes Ademaj nga Peja.

Ngritet lapidari për 26 martirët e vrarë me 7 maj 1999 në Gjakovë

Vlera:

Kryetare e Gjilanit për një ditë në moshën 16 vjeçare, bursistja e fondacionit, Festina Kurteshi, vazhdon të shkëlqej me arritjet e saj

Vlera:

Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi

Vlera:

Bursistja e Fondacionit, Marigona Qerkezi, sopranoja që po pushton skenat botërore të operës

Vlera:

z.Pacolli i dhuron një veturë dinjitoze shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Vlera:

Ndihmë për uniforma dhe rindertim të objekteve administrative për TMK-në

Vlera:

Ndërtimi i shtëpisë së fëmijëve jetim (220 fëmijë) në Republikën e Jakutisë

Vlera:

Rikonstruksioni i shkollës në Marec dhe ngritja e muzeut

Vlera:

Për të dëmtuarit nga vërshimet po ndërtojmë 5 shtëpi në Mitrovicë

Vlera:

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj

Vlera:

Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Vlera:

Mbështetje për ndërtimin e objektit të UP-së

Vlera: