Pas vërshimeve të janarit, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” me ndihmën e donatorëve dhe kontribuesve si Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj dhe shumë donatorë të tjerë, ka filluar ndërtimin e shtëpive në komunën e Skenderajit.
Skenderaj, 9 maj, 2023 –

Familja e Isak Smajlit nga fshati Kuçicë, sot mori lajmin nga përfaqësuesit e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, se do t’i ndërtojmë shtëpinë e re.
Kjo familje nga vërshimet që ndodhën në muajin Janar të këtij viti kishte humbur gjithçka që kishte.

Me gëzim nisi dita edhe për familjet e Jetullah e Avdullah Imerit, në fshatin Tushilë, familjen e Xhafer Zyhranit nga Llausha, dhe Isuf Gjokajt, nga Skenderaj.
Këto 5 familje do të bëhen me shtëpi të reja, falë angazhimit dhe humanizmit të treguar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Po ashtu, në këtë komunë do të rinovohen disa shtëpi që janë prekur nga këto vërshime.

Themeluesi i fondacionit, Behgjet Pacolli, përmes një konference në Prishtinë, kishte falënderuar të gjithë ata që kontribuan.
Ndër kontribuesit janë; figura publike nga Zvicëra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, zotëri Besim Rexhepaj, z.Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, dhe shumë donatorë tjerë.
Historiku se s’i rrjedhi i gjithë organizimi për ndihmë
Mëngjesi i 20 janarit fshatrat e shumëta të zonës së Drenicës i gjeti nën ujë. Reshjet e pandërprera për disa ditë bën që shumë familje të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
I shqetësuar jashtëzakonisht shumë nga kjo situatë e krijuar themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, nuk qëndroi duarkryq, ai përmes një postimi në Facebook, aktivizojë llogarinë bankare të Fondacionit, që të gjithë njerzit e vullnetit të mirë të kenë mundësi të ndihmojnë.

Kurse me datë 7 shkurt 20023, themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, kishte thirrur konference për media, ku kishte bërë të ditur shumën e mjeteve të grumbulluara dhe emrat e donatorëve.
Ky është linku ku mund të shikoni konferencën për media https://www.youtube.com/watch?v=fsteBgJ8QqI .

Po ashtu, në linkun më poshtë mund të lexoni emrat e të gjithë donatorëve që kontribuan për familjet e prekura nga vërshimet.