Prishtinë, 15 qershor 2009 –

Me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, i cili për më shumë se një dekadë ishte dëmtuar nga politikat e ndryshme të masave të dhunshme në vitet e 90-ta, Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka mbështetur ndërtimin e objektit të Universitetit të Prishtinës, nga ku tani dalin breza të rinj mirë të edukuar dhe shkolluar.
Fakulteti Filozofik është fakulteti i parë në Kosovë, i themeluar më 30 tetor 1960, dhjetë vjet para themelimit të vetë Universitetit të Prishtinës.

Ky institucion fillimisht përbëhej nga katedrat e Albanologjisë, Matematikës, Biologjisë, Fizikës, Kimisë, Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Gjuhës e Letërsisë Serbokroate, para se më 1961 të hapeshin edhe katedrat e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Gjuhës dhe Letërsisë Ruse.
Një vit më pas, atij iu shtuan edhe katedrat e Historisë, Gjeografisë dhe Pedagogjisë.


