Prishtinë, 10 gusht, 2023 –
Gjatë viteve 2014-2018 ka shërbyer për dy mandate si kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, organit më të lartë në komunë të udhëhequr nga fëmijët.
Për suksesin e treguar në drejtimin e këtij organi të rëndesishëm komunal, kryetari i komunës së Gjilanit në mënyrë simbolike i mundësuar të ushtroj pozitën e tij për 24 orë, kështu që në moshën 16 vjeçare, ka qenë për një ditë kryetare e komunës së Gjilanit.

Kjo është Festina Kurteshi, bursiste e fondacionit “Behgjet Pacolli”, e cila ka mbaruar studimet Bachelor në fakultetin e Administratës publike, programi shkencë politike dhe diplomaci në Kolegjin AAB.
Festina në aspektin akademik do të vazhdojë në shtator studimet e nivelit Master në Marrdhënie Ndërkombetare në Geneva School of Diplomacy në Gjenevë të Zvicrës.
Përgjatë studimeve bachelor, krahas notës mesatare 10.00, ky rrugëtim u përcoll me punë hulumtuese dhe studime të thella për çështje të ndryshme të karakterit publik.

Për më tepër, Festina ka udhëhequr me klubin e debatit dhe aktiviteteve, ku ka ftuar për ligjerata interaktive përfaqësues të profileve të fushës së studimit si ambasadorë e përfaqësues të institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal në Kosovë.
“Kam zgjedhur të studioj poltikën – apo artin e qeverisjës, ngase politika është një veprimtari e pashmangshme e jetës njerëzore. Njohja e politikës na nidhmon të njohim të drejtat dhe përgjegjësitë tona si qytetar. Krahas kësaj, studimi i marrdhënieve ndërkombëtare është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar një kuptim më të thellë të çështjeve globale dhe marrdhëniet mes shteteve”, tha Kurteshi.

Ajo thotë se për krijimin e urave diplomatike, kruciale është njohja e kulturës dhe gjuhës së shteteve të tjera. Krahas gjuhës amëtare shqipe, Festina fol rrjedhshëm edhe tri gjuhë të huaja, gjuhën angleze, gjermane dhe gjuhën frënge.
Në janar të vitit 2021, në kuadër të kampanjës #AskthePresident të organizuar nga Komisioni Europian, Festina ka komunikuar me presidenten e Komisionit europian znj. Ursula von der Leyen me ç’rast ajo ishte përgjigjur në pyetjen e saj për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në politikë, video kjo e shpërndarë në faqën zyrtare të Komisionit dhe vetë Presidentes von der Leyen.

“Mbarësia e rrugëtimit lidhet pashmangshmërisht me përkushtimin, kohën, dashurinë dhe shpirtin që ne investojmë në të, por padyshim edhe me mbështetjen që ne marrim nga familja, miqtë, dhe personat e tjerë zemërmirë që na rrethojnë”, shprehet Kurteshi.
Festina vazhdon të shpreh mirënjohen për themeluesin e fondacionit z.Behgjet Pacolli, për mbështjetjen e përhershme nga fillimi i rrugëtimit të saj akademik.
“Dhe jam shumë krenare me kontributin madhështor humanitar që ky fondacion ka dhënë në mbështetje të segmenteve të ndryshme shoqërore. Veprimet e tilla fisnike krijojne themelin e humanizmit dhe mbështetjes altruiste”, deklaron Festina.

Kurteshi thotë se e ardhmja do të krijohet nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme për ne të kujdesemi për ta dhe ti kushtojmë vëmendje të veçantë edukimit të tyre. Rritja e brezave me fokus primar edukimin dhe arsimimin do të krijojë liderët e së ardhmës të cilët do të pjekin kushtet për bërjën realitet të utopive të cilat i kemi per ideal. (Thomas More)
“Duke pasur një edukim të mirë, qytetarët nuk do të kenë nevojë për shumë ligje, konsideron babai i politikës. Aristoteli, mirëpo që edhe ligjet më të mira nuk do të kishin vlerë nëse të rinjtë nuk stërviten nga zakoni dhe edukimi në shpirtin e kushtetutës.