Pas vërshimeve të janarit, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” me ndihmën e donatorëve dhe kontribuesve si Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj dhe shumë donatorë të tjerë, ka filluar ndërtimin e shtëpive në komunat e prekura nga vërshimet.
Mitrovicë, 10 Maj 2023 –
Premtimet që i dha në muajin shkurt themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, kanë filluar të realizohen.
Familjet që kanë pësuar më së shumti nga vërshimet në muajin janar të këtij viti, tani po i gëzohen lajmit se do të bëhen me shtëpi të reja.

Sot gëzimi shihej në fytyrat e familjeve në Komunën e Mitrovicës.
Znj.Fjolla Ramadani nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, së bashku me Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, kanë vizituar 5 familje të cilat do të përfitojnë shtëpi të reja, pasi kishin pësuar dhe humbur çdo gjë që kishin nga vërshimet.

Gjatë ditës së djeshme lajmi për ndërtimin e 5 shtëpive i ishte kumtuar edhe familjeve nga Komuna e Skenderajt.

Gjatë ditës së djeshme stafi i Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, kanë vizituar komunën e Skenderajt, ku kanë dhënë lajmin se 5 familjeve që kanë pësuar më së tepërmi nga vërshimet do u ndërtohen shtëpitë.
Për të kuptuar më shumë kliko linkun: Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj – Behgjet Pacolli Foundation (fondacionibehgjetpacolli.com)