Rikonstruksioni i shkollës në Marec dhe ngritja e muzeut

Marec, qershor 2019 –

Ish-Shkolla Fillore “Liria” në Marec, ndërtuar në vitin 1958, ku z. Pacolli kreu arsimin fillor, u shemb nga përmbytjet e shirave në vitin 1983.

Edhe pse nuk dihet data e sakt se kur janë ndërtuar as xhamia as mejtepi, por kanë funksionuar gjatë Perandorisë Osmane dhe gjatë Mbretërisë Jugosllave. Në këtë mejtep talebexhitë (nxënësit) i kanë mësuar, Mulla Xhafa, Mulla Hysen Rama nga Vitia-Marec, Mulla Sefa i Zllashit, pas Mulla Sefës, si imam në xhaminë e Marecit, ka punuar Mulla Rama, nga Janjeva edhe ky, për pos detyres se imamit u ka dhanë mësim talebexhive të mejtepit.

Shkolla e parë katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe, punimet i filloi në vitin 1946/47, në objektin e ish mejtebit që gjindej në oborrin e xhamisë së fshatit Marec.

Shkolla mbeti e lidhur ngushtë me nostalgjinë dhe emocionet e z. Behgjet Pacolli, i cili ishte nxënës i kësaj shkolle dhe banorëve të fshatit Marec.

Për të kujtuar sakrificat deri te arritja e dijës të banorëve të fshatit Marec, z. Pacolli u përkujdes personalisht që Fondacioni financoj rindërtimin e kësaj shkolle, duke e shndërruar në shkollë muze.

Shkolla e Mudri Potokut tani më e rindërtuar dhe e shndërruar në shkollë muze. E gjitha u mundësua me iniciativën dhe financimin nga z.Behgjet Pacolli, përmes fondacionit të tij.

Në këto hapësira janë të ekspozuara shumë dokumente që tregojnë për punën e palodhur të mësuesve dhe nxënësve të asaj kohe.

Rindërtimi i kësaj shkolle dhe themelimi i këtij muzeu është financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Historiku i shkollë së parë fillore në gjuhën shqipe në Mudri Potok

Shkolla e parë katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe, punimet i fillon në vitin 1946/47, në objektin e ish mejtebit që gjindej në oborrin e xhamisë së fshatit Marec. Mësues i parë ka qenë Ahmet Sllamniku, nga Gjilani. Ndihmës i tij, i cili ka punuar edhe si punëtor teknik, ishte Ramiz Tafë Gërbeshi nga Mareci, i cili më parë e kishte përfunduar mësimin në mejtep në këtë objekt shkollor, ndërsa shkrim leximin në gjuhën shqipe e kishte mësuar nga Rizah Gërbeshi – Hafuzi. Pastaj, kanë qenë Isuf Shala, nga Kishnareka – Drenicë dhe Azem Sopi, nga Butoci i Prishtinës. Në këtë objekt shkollor mësimet janë zhvilluar deri në vitin 1955.

Mësuesit e parë të shkollës së parë fillore në gjuhën shqipe në Mudri Potok.

Nxënësit të cilët kanë vijuar mësimet në këtë shkollë kreysisht ishin nga lagjet: Mudri Potok, Golemivadë, Gërbesh i Poshtëm, Kodralitë, Vakoc e Llapashticët.

Në vitin shkollor 1955/56, shkolla u vendos në lokalet e kësaj ndërtese, (tani të renovuar), që më parë kishte qenë Kuvendi Popullor i Komunës së Marecit, në lagjen Mudri Potok. Ky objekt edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe nuk kishte destinimin për shkollë, u adaptua disi dhe u kriju një hapsirë e mjaftueshme për zhvillimin e mësimit në klasë të kombinuara.

Ky objekt edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe nuk kishte destinimin për shkollë, u adaptua disi dhe u kriju një hapsirë e mjaftueshme për zhvillimin e mësimit në klasë të kombinuara.
Mësuesit që dhanë mësim në shkollën e Mudri Potokut.

Në këtë shkollë, mësuesit të cilët dhanë mësim ishin: Hamëz Krasniqi – nga Makoci i Prishtinës, Feriz Hoxha – nga fshati Domanek i Drenicës, Zejnullah Jakupi, nga fshati Nishec, Sylejman Berisha – nga fshati Sllatinë e Madhe, Rexhep Boroci – nga Mareci, ndërsa punëtor fizik – shërbëtor i shkollës, ka punuar Ramadan Gërbeshi (Ladushi) – nga Mareci.

Këshilli i shkollës tetëvjeçare “LIRIA” në Mudri Potok, përbehej nga:

  1. Isa Osman Pacolli, kryetari i këshillit, lagjja Mudri Potok,
  2. Sheqir Llapashtica, anëtar, lagjja Llapashticëve,
  3. Mehedin Bajram Pacolli, anëtar, lagjja Kodrali,
  4. Ramadan Zeqir Pacolli, anëtar, lagjja Galmivadë,
  5. Ruhan Azem Makolli, anëtar, lagjja Vakovc,
  6. Elez Asllan Gërbeshi, anëtar, lagjja Gërbesh,
  7. Shaip Isuf Vitia, mësues, anëtar i këshillit,
  8. Rafet Bajrami, arsimtar dhe anëtar i këshillit,

Në vitin shkollorë 1959/1960, në shkollën fillore në Mudri Potok, për herë të parë u hap klasa e V-të, në të cilën u regjistruan nxënës nga Vitia, Gërbeshi, Mudri Potoku, por edhe nga lagjet tjera të Marecit, të cilët kishin përfunduar klasën e IV-të, në shkollat fillore në Viti, Bullaj, Vakoc, e Nizhnokollë, kishte edhe nga fshatrat Kukaj (Kukavicë) dhe nga Vllasalitë.

Në fillim, përgjejgjës i shkollës ishte Zejnullah Jakupi, pastaj Shaip Vitia, emrohet drejtor. Disa nga arsimtarët, të cilët dhanë mësim prej klasës së V-të deri në të VIII-të.

Zejnullah Jakupi, Shaip Vitia, Isak Shema, Halil Dermaku, Hajrush Dema, Ramadan Kallaba, Rafet Bajrami, Sinan Makolli, Sabit Gashi, Idriz Pecani, Rrahman Bejta, Beqir Bejta.

Disa nga arsimtarët të cilët dahnë mësim prej klasës së V-të deri në të VIII-të.

Në vitin shkollorë 1962/63, në këtë shkollë vijonin mësimet nga klasa e I-rë – VIII-të, 162 nxënës. Në vitin 1962, në bazë të vendimit të Gjykatës Ekonomike në Prishtinë, kjo shkollë mori statusin e shkollës së plotë fillore dhe quhej me emrin, Shkolla fillore “LIRIA” në Marec.

Klasa e VIII-të, (1965/66) së bashku me ca arsimtarë.

Gjenerata e pestë e klasës së VIII-të – 1966/67 – Fllotacion.

  1. Behgjet I. Pacolli,
  2. Imer Sh. Llapashtica,
  3. Remzi M. Vitia,
  4. Ismajl S. Vitia,
  5. Nazmi B. Gërbeshi,
  6. Zenel R. Gërbeshi,
  7. Habib I. Pacolli,
  8. Nezir M. Pacolli,
  9. Nezir B. Llapashtica,
  10. Miradije I. Llapashtica,
  11. Veli K. Vllasaliu,
  12. Emrush Vllasaliu,
  13. Bajrush Vllasaliu,
  14. Sheqir H. Makolli,
  15. Qamil Z. Makolli,
  16. Nezir A. Makolli,
  17. Nazmi J. Kllokoqi,
  18. Rafete R. Kllokoqi,
  19. Sejdi Z. Kllokoqi,
  20. Habib Xh. Kllokoqi,
  21. Zenel Q. Gërbeshi,

Në këtë objekt shkollor, mësimet e para në vitin shkollor 1959/60 në klasë të parë i fillon edhe Behgjet Pacolli, afarist dhe menaxher i suksesshëm, humanist i veçant, themelues dhe financues i fondacionit humanitar “Behgjet Pacolli”.

Pllaka falënderuese për të gjithë ata që kontribuan në ngritjen e kësaj shkolle muze.

Tregues mjaft i suksesshëm edhe në sferën politike si, kryetar i partisë poltike Aleanca Kosova e Re (AKR), si deputet i Kuvendit të Kosovës, është nënshkrues i deklaratës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës, në vitin 2011 ishte zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës edhe President i Republikës së Kosovës. Po ashtu, ka qenë edhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, në institucionet e Kosovës.

Në vitin shkollorë 1964/65, u ndërtua objekti i shkollës së re, në koloninë e minatorëve në Flatacion të Marecit. Në kuadër të drejtorisë së kësaj shkolle ishin edhe shkollat fillore në Bullaj, Viti dhe Vllasali, si paralele të ndara fizike, deri në vitin 1973, kur shkolla fillore në Viti dhe ajo në Bullaj u pavarsuan si shkolla amë dhe drejtori në veti.

Mësuesit të cilët punuan në këtë objekt shkollor edhe pas kalimit të drejtorisë dhe klasave të larta në Fllotacion.

Në hyrje të shkollës është vendosur kjo pllakë që tregon shkurtimisht historikun e ngritjes shkollës Muze në Mudri Potok.

Ngritet lapidari për 26 martirët e vrarë me 7 maj 1999 në Gjakovë

Vlera:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja

Vlera:

Kryetare e Gjilanit për një ditë në moshën 16 vjeçare, bursistja e fondacionit, Festina Kurteshi, vazhdon të shkëlqej me arritjet e saj

Vlera:

Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi

Vlera:

Bursistja e Fondacionit, Marigona Qerkezi, sopranoja që po pushton skenat botërore të operës

Vlera:

z.Pacolli i dhuron një veturë dinjitoze shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Vlera:

Ndihmë për uniforma dhe rindertim të objekteve administrative për TMK-në

Vlera:

Ndërtimi i shtëpisë së fëmijëve jetim (220 fëmijë) në Republikën e Jakutisë

Vlera:

Për të dëmtuarit nga vërshimet po ndërtojmë 5 shtëpi në Mitrovicë

Vlera:

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj

Vlera:

Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Vlera:

Mbështetje për ndërtimin e objektit të UP-së

Vlera: