Prishtinë, 4 gusht, 2023 –
Të pasionuarit pas teknologjisë, respektivisht për Shkencat Kompjuterike, është edhe fitimprurëse në këtë kohë të zhvillimit të teknologjisë.
Aftësia e fituar për inteligjencën artificiale, sistemet e bazës së të dhënave, gjuhët e programimit, bioinformatikën dhe teorinë e kompjuterit janë mozaiku i cili në tërësi përbënë atë që quhet “Shkenca Kompjuterike”.
Në shtetet në zhvillim rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkencave kompjuterike, për arsye se shumica e mjeteve të punës kanë shkuar drejt digjitalizimit dhe nuk bëhën në mënyrë manuale si më herët. Zhvillimi i teknologjisë ka prekur thuasje në të gjitha fushat e jetës. Duke pare këtë trend themeluesi i fondacionit z.Behgjet Pacolli, ka ndarë fonde të veçanta që të financojë student të pasionuar në këto drejtime.
Njëri nga ta është Amir Rashica, i cili tani është një profesionist me përvojë në IT me një karrierë dhjetëvjeçare.
Amiri ishte bursistë i Fondacionit “Behgjet Pacolli” gjatë viteve 2007 deri 2010, në Kolegjin Riinvest, dhe ka diplomuar në drejtimin Inxhinierisë Kompjuterike.
Ai tregon për përvojën e tij si përfitues i bursës së plotë nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, dhe lehtësime që ka pasur në studime.
Ai është aktualisht Shefi i Operacioneve dhe Inxhinierisë në Borek Solutions. Para kësaj, ai ka shërbyer si Zhvillues Softuerësh për disa vite në industri të ndryshme si banka, arsim, shitje me pakicë, logjistikë etj.

Gjithashtu, Amir ka punuar si asistent mësimdhënës për më shumë se 10 vjet në Kolegjin Riinvest dhe Universitetin AAB Riinvest.
Ekspertiza e tij në zhvillimin e softuerit dhe menaxhimin e projekteve e bën atë një aset të vlefshëm në industrinë e IT.
