Renovimi i hapësirave të punës në MPJ nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Prishtinë, 11 shtator 2017 –

Me 11 shtator 2017 zotëri Pacolli kishte pranuar detyrën zyrtarisht si ministër i Punëve të Jashtme. Ambienti i punës që kishte gjetur aty nuk ishte i denj për të pritur delegacione nga shtetet të ndryshme.

Me mjetet e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ministri Pacolli, kishte transformuar thuajse gjithë objektin e MPJ-së.

Ishte rinovuar Kabineti i Ministrit, Salla e takimeve e rinovuar dhe mobiluar në Kabinetin e Ministrit.

Salla e Konferencave për Media në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e rinovuar. Në të njëjtën sallë ishte organizuar pritje për shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës me të gjitha delegacionet e huaja që ishin ftuar të merrnin pjesë.

Rinovimi i hyrjes kryesore në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Rinovimi dhe rregullimi i sallës së pritjes për delegacione shtetërore.

Rregullimi i një salle tjetër në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për nivele të takimeve tête-à-tête.