Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Prishtinë, 20 shkurt 2026 –

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Fondacioni Behgjet Pacolli ka nisur aksionin tradicional humanitar për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë. Ky aktivitet synon të mbështesë familjet me gjendje të rënduar ekonomike duke u siguruar produkte bazë ushqimore për përballimin e kësaj periudhe.

Qindra familje në komuna të ndryshme të vendit kanë përfituar nga ky aksion solidariteti, i cili realizohet çdo vit në frymën e përkujdesjes sociale dhe përgjegjësisë njerëzore.

Fryma humanitare e fondacionit buron nga vizioni dhe vlerat e themeluesit të tij, Behgjet Pacolli, i cili ndër vite ka dëshmuar se suksesi merr kuptim vetëm atëherë kur ndahet me të tjerët. aPërmes angazhimit të vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë, mbështetjes së arsimit, shëndetësisë dhe iniciativave sociale, ai ka kultivuar një model filantropie aktive — jo vetëm si veprim bamirësie, por si përgjegjësi ndaj shoqërisë.

Kjo filozofi mbetet themeli mbi të cilin fondacioni ndërton çdo projekt, duke e vendosur njeriun dhe dinjitetin e tij në qendër të çdo aktiviteti.

Prishtinë, 20 shkurt 2026 – Pakot e përgatitura nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në njëren nga magazinat.

Pakot e shpërndara përfshijnë artikuj esencialë për tryezën e iftarit:

  • Miell, Vaj, Oriz, Makarona, Sheqer dhe kripë, Mish, Produkte të konservuara, artikuj të tjerë bazë per sofrën e Ramazanit.
Prishtinë, 20 shkurt 2026 – Pakot e përgatitura nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, përfshijnë artikuj esencialë për tryezën e iftarit:

Drejtoresha e fondacionit, Fjolla Ramadani, theksoi rëndësinë e solidaritetit gjatë kësaj periudhe:

“Qëllimi ynë është që asnjë familje të mos ndihet e harruar në këtë muaj të shenjtë. Solidariteti dhe ndihma reciproke janë vlera që duhet t’i kultivojmë vazhdimisht si shoqëri.”

Ajo shtoi se fondacioni mbetet i përkushtuar të qëndrojë pranë familjeve në nevojë jo vetëm gjatë festave fetare, por gjatë gjithë vitit përmes projekteve konkrete sociale.

Prishtinë, 20 shkurt 2026 – Pakot e përgatitura nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, duke u përgatitur nga ekipet të cilat kanë bërë edhe shpërndarjen e tyre.

Fondacioni shpreh mirënjohje për partnerët që bënë të mundur realizimin e këtij aksioni:

  • Rrjeti i marketeve Interex, Isdiar L.L.C, Banka Ekonomike, Siguria, B&A Contractors, Swiss Diamond Hotel, M‑tchenoloogie, Albanica Home.

Mbështetja e tyre e vazhdueshme bën të mundur realizimin e aktiviteteve humanitare dhe zgjerimin e ndihmës për kategori të ndryshme sociale.


Familjet përfituese kanë falënderuar fondacionin për ndihmën e ofruar, duke theksuar se ajo lehtëson ndjeshëm barrën financiare gjatë muajit të Ramazanit dhe u mundëson një tryezë më të plotë për iftar.

Prishtinë, 20 shkurt 2026 – Pakot e përgatitura nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, dhe duke u transportuar drejt destinacionit.

Fondacioni do të vazhdojë aktivitetet humanitare edhe në javët në vijim me fokus të veçantë në:

  • Familjet me kushte të vështira ekonomike
  • Personat e moshuar
  • Kategoritë e tjera të ndjeshme të shoqërisë

Ky aksion është pjesë e misionit afatgjatë të fondacionit për të kontribuar në mirëqenien sociale dhe për të promovuar frymën e solidaritetit në shoqëri.

Pas nisjes së aksionit humanitar në Prishtinë, të dielen e 22 shkurtit shpërndarja e pakove ushqimore nga Fondacioni Behgjet Pacolli ka vazhduar edhe në Pejë.

Pejë, 22 shkurt 2026 – Pakot e përgatitura nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, duke u dhuruar tek familjet në nevojë në qytetin e Pejës.

Qindra familje janë furnizuar me produkte bazë ushqimore për muajin e shenjtë të Ramazanit, me qëllimin që tryezat e iftarit të jenë më të plota dhe më të ngrohta për secilën familje në nevojë.
Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të vendit, duke përhapur frymën e solidaritetit dhe përkujdesjes shoqërore.

Pejë, 22 shkurt 2026 – Në foto shihet një nga përfituesit teksa po merr pakon ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.
Pejë, 22 shkurt 2026 -Pamja reflekton mirënjohje dhe lehtësim — një moment i thjeshtë, por shumë domethënës, ku ndihma konkrete kthehet në siguri për familjen dhe në dinjitet për përditshmërinë e tij gjatë Ramazanit.

Më 24 shkurt, aksioni humanitar i Fondacioni Behgjet Pacolli është shtrirë edhe në Klinë, ku familje të shumta në nevojë janë furnizuar me pako ushqimore me produkte bazë për muajin e Ramazanit. Kjo ndihmë ka synuar të lehtësojë përditshmërinë e tyre dhe të sigurojë që tryezat e iftarit të jenë më të plota për çdo familje përfituese.

Klinë, 24 shkurt 2026 – Në foto shihet një nga përfituesit teksa po merr pakon ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.

Banorët kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen, duke theksuar se ndihma vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ta.

Po të njëjtën ditë, shpërndarja është realizuar edhe në Gjakovë, ku aksioni është pritur me të njëjtin solidaritet dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal. Dhjetra familje kanë përfituar produkte esenciale ushqimore, duke marrë jo vetëm mbështetje materiale, por edhe një ndjenjë kujdesi dhe vëmendjeje nga shoqëria.

Gjakovë, 24 shkurt 2026 – Në foto shihet një nga përfituesit teksa po merr pakon ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.

Në vazhdën e aksionit humanitar që po zhvillohet në mbarë vendin gjatë muajit të Ramazanit, Fondacioni Behgjet Pacolli ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore edhe në Mitrovicë.

Familje të shumta në nevojë janë mbështetur me produkte bazë ushqimore, duke u mundësuar një përgatitje më të lehtë për iftar dhe duke sjellë një ndjenjë sigurie e solidariteti në këtë periudhë të veçantë.

Mitrovicë, 26 shkurt 2026 – Në foto shihet një nga përfituesit teksa po merr pakon ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.
Mitrovicë, 26 shkurt 2026 – Në foto shihet një nga përfituesit teksa po merr pakon ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.

Ky aktivitet është pritur me mirënjohje nga përfituesit, të cilët kanë vlerësuar përkujdesjen e vazhdueshme ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Aksioni ka vazhduar më pas edhe në Vushtrri, ku shpërndarja e pakove ushqimore është realizuar në frymën e bashkëpunimit dhe humanizmit që karakterizon këtë iniciativë.

Vushtrri, 26 shkurt 2026 – Edhe në Vushtrri shumë qytetar në nevoj u paraqiten për të marr pako ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.

Përmes kësaj mbështetjeje konkrete, shumë familje kanë përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë për përballimin e shpenzimeve të përditshme gjatë Ramazanit. Me aktivitete të tilla, fondacioni vazhdon të forcojë mesazhin se solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin mbeten vlera thelbësore të shoqërisë sonë.

Vushtrri, 26 shkurt 2026 – Edhe në Vushtrri shumë qytetar në nevoj u paraqiten për të marr pako ushqimore të siguruar nga Fondacioni Behgjet Pacolli.