Behgjet Pacolli mbështet VATRËN me donacion prej 200 mijë dollarësh për shtëpinë e re kombëtare në New York

New York, 27 nëntor 2024 –

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, e njohur më mirë si VATRA, ka shërbyer për më shumë se një shekull si zemra e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare. Kjo organizatë, e themeluar në vitin 1912, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përkrahjen e çështjeve kombëtare shqiptare, duke u angazhuar për të drejtat dhe promovimin e identitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

VATRA, ka ndërmarrë një hap historik gjatë këtij viti duke planifikuar ndërtimin e një shtëpie të re që do të shërbejë si qendra kombëtare e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Ky projekt ambicioz synon të krijojë një hapësirë moderne dhe funksionale, ku do të ruhen dhe promovohen vlerat, traditat dhe historia kombëtare shqiptare.

Donacioni prej 200 mijë dollarësh vjen si mbështetje e fuqishme nga Behgjet Pacolli, një nga kontribuuesit më të mëdhenj për komunitetin shqiptar në botë, dhe kompania “Albanica Homes,” nën drejtimin e Driton Gerbeshit.

Njoftimi i VATRES përmes faqes zyrtare në Facebook, për donacionin prej 200 mijë dollarësh.

Këto mjete nga VATRA konsiderohen si një kontribut i jashtëzakonshëm që do të ndihmojë në realizimin e kësaj ëndrre të madhe për komunitetin shqiptaro-amerikan. Kjo shtëpi kombëtare do të jetë një simbol i unitetit, krenarisë dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.

Me 21 shtator të vitit 2023, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA kishte nderuar me mirënjohje Presidentin Behgjet Pacolli, për kontributin të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës.

Në ceremoninë e mbajtur në selinë e VATRËS në New York, kryetari i organizatës, z. Elmi Berisha, kishte vlerësuar Behgjet Pacollin për kontributin e tij të vazhdueshëm ndaj kombit shqiptar. “Vatra është krenare që ka mbështetjen e një patrioti si Behgjet Pacolli, i cili gjithmonë ka qenë në krah të kombit shqiptar,” ksihte thënë Berisha.

Në fjalën e tij, Behgjet Pacolli kishte deklaruar se rëndësia historike e VATRËS si një qendër patriotike dhe urë lidhëse midis shqiptarëve në diasporë dhe trojeve shqiptare.

Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, duke prezantuar Mirënjohjen që më dhuroi në emër të gjithë vatranëve.

Puna e Vatrës ka qenë e jashtëzakonshme. Lobimi i Vatrës ka qenë ekzistencial për kombin tonë. Me mbështetje dhe unitet arrihen punët e mëdha. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne si shtet e si komb nuk mund të ekzistojmë. Në themel të shtetit të Kosovës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Mirënjohja me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.
Medalja me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.

Shtëpia e re e VATRËS në New York do të shërbejë si një qendër kulturore dhe patriotike për të gjithë shqiptarët e Amerikës. Ajo do të jetë një vend ku traditat, historia dhe aspiratat kombëtare do të ruhen dhe përcillen me krenari te brezat e ardhshëm.

Ky donacion nga “Albanica Homes” dhe Behgjet Pacolli është një tjetër dëshmi e përkushtimit të tij ndaj kombit shqiptar dhe e rëndësisë që ai i kushton ruajtjes së unitetit dhe bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo në botë.

Falënderime të përzemërta VATRËS për mirënjohjen dhe për rolin e saj të jashtëzakonshëm në mbështetjen e çështjeve kombëtare për më shumë se 112 vjet. Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkimi dhe krenarie për kombin tonë.

Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.