Krushë e Vogël, 25 mars 2007 –
60 familje të fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit, janë ndihmuar me gjëra ushqimore nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Ndihmat u janë shpërndarë familjeve me kushte më të rënda ekonomike. Po ashtu, fondacioni ka ndihmuar edhe me nga 100 euro familjet e 24 viktimave, të cilat rivarrosen me 26 mars 2007.
Florije Shehu, aktiviste e fshatit, tha se çdo ndihmë është e mirëseardhur për banorët e Krushës, të cilët jetojnë në kushte shumë të rënda.
“Mbi gjysma e popullësisë jeton në asistence sociale. Kjo ndihmë do ta zbusë sadopak gjendjen e rëndë ekonomike të këtyre familjeve”.
Ajo e falënderon në emër të fshatit Behgjet Pacollin për ndihmën dhe interesimin qe po tregon për këto familje.
Krusha e Vogël ka humbur gjatë luftës 113 meshkuj.
Zarije Rashkaj të hënën rivarros djemtë Demirin dhe Kadriun dhe bashkëshortin Nazmi Rashkaj. Ajo thotë se jetojnë në kushte të vështira ekonomike, ndërsa Petriti, djali i vetëm, nuk mund të gjejë punë.
Familja e saj jeton vetëm me ndihmë sciale dhe me ndonjë ndihmë.
“Tridhjetë euro që i marr social nuk dalin as për bukë”. Zarija e falënderon Fondacionin “Behgjet Pacolli” për ndihmën.
“Për ne, këto ndihma janë jetesë”
