Prishtinë, mars 2011 –

z.Pacolli, në vitin 2011 kur ishte zgjedhur President i Kosovës, për të paraqitur kulturën e lartë të mikpritjes së popullit të Kosovës, vullnetarisht përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli” kishte realizuar projektin e restaurimit të zyrës së Presidencës.
Infrastruktura e objektit që kishte gjetur z.Pacolli në presidenc ishte jashtë çdo standardi për të mbajtur takime dinjitoze. Nuk ka pasur sallë për konferenca, as për takime të nivelit të lartë shtetërore.

Në këtë takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ian Cliff, shihet renovimi dhe mobilimi i zyrës së Presidencës së Kosovës.
Duke parë nevojën për të vepruar, Fondacioni “Behgjet Pacolli” merr iniciativa financiare.

Në këtë sallë të konferencave të rinovuar Presidenti Pacolli ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë, në kuadër të NATO-s, kudo ku kjo shihet e nevojshme.

Kompania “Mabetex Group” transformon ambientin e punës duke kthyer zyrat në ambient modern të punës, kabineti dhe zyra e presidencës është transformuar dhe dekoruar për takime dypalëshe, sallat e konferencave për media janë pajisur me të gjitha infrastrukturën e nevojshme.


Ky ambient ishte i rikonstruktuar dhe i mobiluar me dyer, dritare dhe mobilim modern.
