Prishtinë, qershor 2003 –

Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX, ndërsa është rikonstrkutuar në vitin 1960.
Kur kishin kaluar më shumë se 40 vite, themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, në vitin 2003 kishte vendosur të renovojë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kompania e tij ndërtuese “Mabetex”, ka kryer punimet renovuese të 11 mijë metrave katrorë.

Ndërtesa e Kuvendit ka pesë kate, me tri hyrje-dalje në rrugë kryesore të qendrës së qytetit: hyrja kryesore – nga Sheshi “Nënë Tereze”, hyrja nga Sheshi “Adem Jashari”, si dhe hyrja nga rruga “Agim Ramadani”.
Në funksion është edhe një hyrje-dalje e veçantë, e cila është e ndërtuar për raste emergjente.


Historiku i ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX, ndërsa është rikonstrkutuar në vitin 1960.
Projektues kryesor i objektit të rekonstruar ka qenë profesor Jura Naidhart, arkitekt i njohur në botë, bashkëpunëtor i parë i arkitektit më të njohur botëror të arkitekturës moderne, Le Corbusier.
Ndërtesa e Kuvendit është në Qendër të Prishtinës, Sheshi “Nëna Terezë”. Në afërsi të saj janë: Ndërtesa e Qeverisë, Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe sheshi kryesor i Prishtinës.
Hapësira e përgjithshme e ambienteve të Kuvendit të Kosovës është 22 mijë metrash katrorë, ndërsa ndërtesa e Kuvendit ka hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë.

Ndërtesa e Kuvendit ka pesë kate, me tri hyrje-dalje në rrugë kryesore të qendrës së qytetit: hyrja kryesore – nga Sheshi “Nënë Tereze”, hyrja nga Sheshi “Adem Jashari”, si dhe hyrja nga rruga “Agim Ramadani”. Në funksion është edhe një hyrje-dalje e veçantë, e cila është e ndërtuar për raste emergjente.
Nga hapësira jashtë ndërtesës së Kuvendit prej 11 mijë metrash katrorë, 6 mijë metra katrorë shfrytëzohen për parking nga deputetët dhe stafi i administratës së Kuvendit të Kosovës.
Pjesa tjetër prej 5 mijë metrash katrorë është hapësirë e gjelbër.
Salla e seancave plenare
Salla e seancave të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka hapësirë prej 400 metrash katrorë, ndërsa gjendet në katin përdhese të ndërtesës.

Në sallë janë të rezervuara 143 ulëse për deputetët e zgjedhur të Republikës së Kosovës, 21 ulëse janë për kabinetin qeveritar, ndërsa për mysafirë të seancave të Kuvendit janë të rezervuara 84 ulëse.
Për diplomatët u parashikuan lozhat me 44 vende nga njëra anë e sallës, ndërsa nga ana tjetër 44 vende u caktuan për gazetarë, korrespodentë etj.

Përmirësimet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe përshtatja me nevojat e kohës janë punë e përditshme e stafit të Kuvendit.
Ndërkaq, riparime më të mëdha janë realizuar në vitin 2003-2004.

Në këto kohë u bënë ndryshime në sallën e seancave, në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, në salla të mbledhjeve të komisioneve, është bërë fasadimi i ndërtesës etj.

Punët në renovim përfunduan më 16 shkurt 2004, kur edhe u bë hapja solemne e sallës së seancave të Kuvendit.
Zyrat e punës
Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ekzistojnë zyrat e punës për stafin e administratës dhe stafin politik. Po ashtu ekzistojnë sallat e veçanta për komisionet parlamentare dhe për grupet parlamentare.
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, i cili gjendet në katin e parë të ndërtesës, ka në shfrytëzim shtatë zyra.

Njëra nga ato është zyra e kryeparlamentarit, në të cilën ai pret delegacione të ndryshme. Në këtë kabinet ekziston edhe një dhomë pune e kryeparlamentarit.

Në korridorin e kabinetit ekziston edhe vendi ku mbahen konferenca për media pas takimeve që zhvillon kryetari i Kuvendit.
Holli i Kuvendit të Kosovës
Ka hapsirë të mjaftueshme për deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku zhvillojnë aktivitetin e tyre si psh. prononcime për media, ulëse për takime etj.

“Skënderbeu”, “Lidhja e Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit”, janë tri nga muralet e vendosura në vitin 2004 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Këto piktura nuk u panë shumë gjatë në vendin ku u vendosën.
Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Nexhat Daci, kishte marrë vendim për mbulimin e tyre, pas reagimeve jo vetëm nga serbët. Për më shumë se dy dekadë, e pas ndërrimit të disa kryetarëve të legjislativit, ato ende vazhdojnë të jenë të mbuluara.
Ne po ju sjellim se si duken muralet e mbuluara.

Për kryetarin e Kuvendit u parashikua edhe Gardërobë, po ashtu, bufe për deputetët dhe dhomë për rojat.
