Fondacioni ndanë 20 mijë euro për Bashkësinë Islame në Kamenicë

Kamenicë – 21 Mars, 2013

Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë falënderon fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe personalisht themeluesin e këtij fondacioni Behgjet Pacollin i cili e ka ndihmuar Bashkësinë Islame të Kamenicës me 20.000 euro.

Ditë më parë Kryetari i Bashkësisë Islame Ef. Eshref Cakolli i ka kërkuar mbështetje Presidentit Behgjet Pacolli për blerjen e një autoveture për bartjen e kufomave dhe për nevojat e Bashkësisë Islame të Kamenicës.

Presidenti Behgjet Pacolli e ka pranuar këtë kërkesë dhe në afatin më të shkurtër i ka alokuar mjetet për këtë qëllim.

“Bashkësia Islame e Kamenicës po funksionon me vështirësi të theksuara edhe për shkak të gjendjes sociale në Kamenicë, por edhe për shkak të mungesës së mjeteve financiare, andaj kjo ndihmë e dhënë nga Behgjet Pacolli është mjaft e mirëseardhur” ka thënë Kryetari i Bashkësisë Islame Ef. Eshref Cakolli.

“Të vdekurit tanë meritojnë që përshëndetja lamtumirëse, ndarja prej tyre që bëhet me ceremoninë e varrimit, të jetë e dinjitetshme, andaj nuk është e pranueshme që bartja e kufomave të bëhet me traktor dhe kamionë, ndaj jam i lumtur që kemi pasur mundësinë ta mbështesim këtë kërkesë të Bashkësisë Islame të Kamenicës. Njëherit falënderoj edhe Kamenicasin Besim Rexhepaj për mbështetje financiare të këtij projekti.” ka thënë Behgjet Pacolli.

Ngritet lapidari për 26 martirët e vrarë me 7 maj 1999 në Gjakovë

Vlera:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja

Vlera:

Kryetare e Gjilanit për një ditë në moshën 16 vjeçare, bursistja e fondacionit, Festina Kurteshi, vazhdon të shkëlqej me arritjet e saj

Vlera:

Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi

Vlera:

Bursistja e Fondacionit, Marigona Qerkezi, sopranoja që po pushton skenat botërore të operës

Vlera:

z.Pacolli i dhuron një veturë dinjitoze shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Vlera:

Ndihmë për uniforma dhe rindertim të objekteve administrative për TMK-në

Vlera:

Ndërtimi i shtëpisë së fëmijëve jetim (220 fëmijë) në Republikën e Jakutisë

Vlera:

Rikonstruksioni i shkollës në Marec dhe ngritja e muzeut

Vlera:

Për të dëmtuarit nga vërshimet po ndërtojmë 5 shtëpi në Mitrovicë

Vlera:

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj

Vlera:

Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Vlera: