
Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kanë nisur për Turqi disa kamiona (mauna) me ndihma për banorët që kanë shpetuar nga termeti. Veshmbathje, batanije dhe produkte higjenike për fëmijë janë vendosur në këto mauna.
Në këtë kontekst themeluesi I fondacionit z.Behgjet Pacolli, së bashku me z.Halil Kastrati kanë takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë z. Sabri Tunç Angılı, Konsullin e pergjithshem z. Celal Doğan, Komandantin e Kforit Turk z. Recai Yılmaz me të cilët kanë biseduar për situatën dhe për veprimet urgjente që duhen të mirren për tu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ish-presidenti i Kosovës, z. Pacolli, tha se “ne jemi bashkë me popullin turk” dhe e ndiejmë dhimbjen e tyre.
“Garantova se ne jemi bashkë me popullin turk dhe e ndjejmë shpirtërisht këtë dhimbje edhe këtu dhe i garantova ambasadorit se ne nuk do të ndalemi”, theksoi në takim themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”.