“Fondacioni Behgjet Pacolli” dërgon ndihma në Shkodër

Dje në qytetin e Shkodrës, një konvoj me ndihma humanitare i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, i’u dorëzua autoriteteve lokale. Konvoji prej 4 kamionësh të tonazhit të rëndë, përmbante 100 ton koncentrat ushqimor për bagëtinë.

Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, njëherësh kryetar i komisionit të emergjencave, e falënderoi përfaqësuesin e këtij Fondacioni, Rrahim Pacolli, për ndihmën e dhënë dhe e njohu atë me ecurinë e situatës në këtë rreth të prekur rëndë nga përmbytjet, dhe veçanërisht me gjendjen e bagëtisë në këtë qark.

Përfaqsuesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, z. Rrahim Pacolli tregoi për arsyet e iniciativës së ndërrmarrë për t’i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë blegtorëve të këtij qarku.

“Ne vendosëm ta ndihmojmë popullin vëlla të Shqipërisë me rastin e vërshimeve. Për më shumë zoti Pacolli që ka lidhje shpirtërore me fshatin, duke ditur rëndësinë e kafshëve për një familje blegtorësh, duke ditur humbjet e rënda në bagëti dhe nevojat për ushqimin e tyre, vendosi të sillte këtë  ngarkesë me koncentrat ushqimor”.

Qarku i Shkodrës është nga qarqet më blegtoralë të vendit. Ai ka rreth 50000 lopë, të organizuar dhe në ferma të mëdha. Ndihmat u shpërndanë në disa fshatra, mes të cilëve Dajçi, komuna më e prekur për humbjet në bagëti dhe u vlerësua shumë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Në takim merrnin pjesë autoritete lokale të qarkut të Shkodrës, kryetari i komunës së Lezhës, z. Viktor Tusha, komunë që e ka shpallur z. Behgjet Pacolli, qytetar nderi,  vetëm para pak muajsh.  Ai e konsideroi këtë kontribut të z. Pacolli, si të parin në bashkëpunimin e kësaj zone me këtë personalitet të rëndësishëm të Kosovës.

Ngritet lapidari për 26 martirët e vrarë me 7 maj 1999 në Gjakovë

Vlera:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja

Vlera:

Kryetare e Gjilanit për një ditë në moshën 16 vjeçare, bursistja e fondacionit, Festina Kurteshi, vazhdon të shkëlqej me arritjet e saj

Vlera:

Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi

Vlera:

Bursistja e Fondacionit, Marigona Qerkezi, sopranoja që po pushton skenat botërore të operës

Vlera:

z.Pacolli i dhuron një veturë dinjitoze shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Vlera:

Ndihmë për uniforma dhe rindertim të objekteve administrative për TMK-në

Vlera:

Ndërtimi i shtëpisë së fëmijëve jetim (220 fëmijë) në Republikën e Jakutisë

Vlera:

Rikonstruksioni i shkollës në Marec dhe ngritja e muzeut

Vlera:

Për të dëmtuarit nga vërshimet po ndërtojmë 5 shtëpi në Mitrovicë

Vlera:

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj

Vlera:

Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Vlera: