Asistencë për objektet e kultit dhe trashigimisë, xhamia në Marec, Hajvali dhe Zllatar

Marec,  4 shtator 2009 –

Objektet fetare zënë vend me rëndësi në agjendën e Fondacionit “Behgjet Pacolli”. Deri më tani një numër i madh i xhamive dhe objekteve të tjera fetare janë rinovuar ose ndërtuar tërësisht nga Fondacioni.

Në kuadër të këtyre financimeve infrastrukturore të objekteve të kultit, janë renovuar xhamia në Marec, Hajvali dhe Zllatar të Prishtinës.

Xhamia e Marecit

Restaurimi, renovimi dhe ndërtimi i Xhamisë së Marecit u financua nga z.Behgjet Pacolli. Për më shumë kjo xhami ka rëndësi të veçantë për z.Pacolli, pasi është në vendlindje.

Më 4 shtator 2009, fshatit Marec të Prishtinës  për një kohë iu rikthye gjallëria… Qindra qytetarë i’a kishin mësyer Marecit për të marrë pjesë në përurimin e xhamisë së re, që është financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Në manifestimin e përurimit të xhamisë së re të Marecit, morën pjesë shumë personalitete të njohura: Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, kryetari i PD-së, Ferid Agani, etj..

“Rindërtimi i xhamisë është një lajm i mirë, sepse në këtë fshat të Malësisë, që është edhe zonë kufitare, mund të rikthehet jeta nëse investohet në objektet e infrastrukturës dhe u krijohen kushte njerëzve për jetë të dinjitetshme”, tha myftiu i Kosovës.

Video ku shfaqet ne detaje restaurimi, renovimi dhe ndertimi i Xhamisë së Marecit.

Për herë të parë pas shumë vjetësh, këtu është falur namazi i xhumasë në xhaminë e mbushur përplot xhematlinj.

Folësit në ceremoninë e organizuar, hapjen e xhamisë e kanë cilësuar një hap simbolik për rikthimin e jetës në këtë fshat që është braktisur nga banorët.

Financuesi i ndërtimit të xhamisë, Behgjet Pacolli, tha se e kishte ndier obligim moral ta kryente këtë vepër.

“Këtu janë falur babai dhe babagjyshi. Këtu kam dëgjuar prej tyre krejt historinë e të parëve. Na ka ardhur keq që ishte e pamundur ta restaurojmë objektin e vjetër të xhamisë, sepse ishte dëmtuar shumë”.

Pacolli tha se do të ishte i lumtur nëse ky objekt fetar do të mbushej me praktikues të obligimeve fetare islame.

Ai ka premtuar se do të angazhojë një kujdestar, i cili do ta mbajë hapur xhaminë gjatë ditës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në këtë ceremoni tha se ndihet krenar që donatori i këtij objekti fetar është një bir i këtij vendi, dhe me këso veprash ai do të ngrejë vlerat fetare dhe familjare.

“Në këtë ditë të xhuma, Allahu (xh. sh.) nuk i kthen mprapsht lutjet e sinqerta. Ne I lutemi Atij që Behgjet Pacollin dhe familjen e tij, ta shpërblejë me të mira në këtë botë dhe në Botën tjetër”.

Myftiu  Tërnava tha se duhen bashkuar forcat për të ndërruar e rindërtuar xhamitë dhe objektet fetare kudo nëpër Kosovë.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, tha se këtyre vlerave duhet t’u jepet përparësi edhe gjatë ndërtimit të institucioneve shtetërore.

“Ne shpresojmë se Behgjet Pacolli, siç e ndërtoi këtë xhami, do të kontribuonte  për ndërtimin e organeve shtetërore” – tha ai.

Xhamia e Hajvalisë

Është kontribuar me mjete financiare edhe në ndërtimin e objekteve tjera të kultit. Edhe xhamia e Hajvalisë është restauruar e renovuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Ismet ef Limani ishte imami i parë në këtë xhami, ai aktivitetin e vet më të madh e dha në këtë xhami, ku qe edhe imam i parë që nga viti 1986, ku përveç që i priu dhe organizoi xhematin, ai një kontribut të madh dha në edukimin e brezit të ri qoftë përmes derseve e ligjëratave, qoftë përmes pranisë së tij në xhematë e sidomos në mbajtjen e mësim-besmit.

Video ku shfaqet ne detaje restaurimi dhe rinovimi i Xhamisë së Hajvalisë.

Megjithëse xhemati në Hajvali asokohe ishte si xhemati i ri, ndërtimi i xhamisë e më pas angazhimi dhe veprimtaria e Ismet efendiut, shumë shpejt, atë dhe xhaminë  e bënë model të mirë për të gjithë.

Mihrabi pas renovimit dhe restaurimit nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Kurse pas gati 20 viteve z.Behgjet Pacolli, përmes fondacionit renovoi dhe ndërtoi xhaminë.

Xhamia e Zllatarit

Edhe një donacion tjetër i radhës nga z.Behgjet Pacolli për objektet e kultit shkon në xhaminë e fshatit Zllatar të Prishtinës. Aty fondacioni “Behgjet Pacolli”, financoi minaren e këtij objekt kulti.

Ngritet lapidari për 26 martirët e vrarë me 7 maj 1999 në Gjakovë

Vlera:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja

Vlera:

Kryetare e Gjilanit për një ditë në moshën 16 vjeçare, bursistja e fondacionit, Festina Kurteshi, vazhdon të shkëlqej me arritjet e saj

Vlera:

Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi

Vlera:

Bursistja e Fondacionit, Marigona Qerkezi, sopranoja që po pushton skenat botërore të operës

Vlera:

z.Pacolli i dhuron një veturë dinjitoze shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Vlera:

Ndihmë për uniforma dhe rindertim të objekteve administrative për TMK-në

Vlera:

Ndërtimi i shtëpisë së fëmijëve jetim (220 fëmijë) në Republikën e Jakutisë

Vlera:

Rikonstruksioni i shkollës në Marec dhe ngritja e muzeut

Vlera:

Për të dëmtuarit nga vërshimet po ndërtojmë 5 shtëpi në Mitrovicë

Vlera:

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj

Vlera:

Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Vlera: