Prishtinë, 6 shtator 2011
Themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, në një emision direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), i organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës, ka dhuruar për familjet e Policëve të vrarë në detyrë 32.000 euro mjete financiare.
Ai gjatë emisionit tha se privatisht nga pagat e tij si zëvendëskryeministër dhuron 10.000 €,
Në emër të Kompanisë Mabetex me qendër në Lugano ka dhuruar 10.000 €, Mabetex në Prishtinë 2000 €, Swiss Diamond Hotel 5.000 $, Fabrika e fasadave në Lebane, 5.000 €.
Në total shifra e dhuruar arriti vlerën e 32.000 eurove ndihmë për policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
z.Pacolli, në vazhdimësi ka ndihmuar familjet e Policëve në forma të ndryshme, duke u dhuruar bursa fëmijëve të tyre.