Prishtinë, maj 2021 –
Jemi në periudhën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që kryesisht simbolizon shpërndarjen e dhuratave dhe urimeve.
Prandaj, Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka shpërndarë për fëmijët e shkollave fillore 2 mijë dhurata për festën e Bajramit.
“Dhurata e Bajramit”, synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë.
Dhuratave i janë gëzuar fëmijët e çerdhes në Hajvali, ata të shkollave fillore “Shkëndija” dhe “Afrim Gashi”, si dhe fëmijët e shkollës fillore “Iliria” në Kodrën e Diellit.

E falënderues ndaj këtyre dhuratave u shpreh drejtoresha e Minire Berisha nga shkolla fillore “Shkëndija” në Hajvali.
“Kanë mbërri gjithsej 774 dhurata nga Fondacioni ”Behgjet Pacolli”. Nuk është hera e parë që ky fondacion dhuron donacione në shkollë. Fëmijët kanë qenë shumë të lumtur”.