Prishtinë, 13 tetor 2019 –
Mëngjesi i 24 qershorit ishte i kobshëm për qytetin e Pejës. Si pasojë e shiut të madh humbën jetën nëna dhe djali i saj 5 – vjeçar.
Gjithë vendi u trondit për këtë vdekje tragjike të dy antarëve të familjes Ademaj.
Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.
Duke parë gjendjen e rënduar të familjes Ademaj kam nisur iniciativë për të ndihmuar financiarisht familjen nga Peja, që i humbi dy familjarët si shkak i vërshimeve, mbrëmjen e së shtunës.

Për t’i dal në ndihmë familjes unë përmes fondacionit tim kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht familjen Ademaj.
“U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”
Kurse sot pasi kanë kaluar 4 muaj Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja.

Fondacioni Behgjet Pacolli, i përkushtuar, siç ishte në rastin e familjes Ademaj, vazhdon me ndijshmerinë e vet të thellë për raste të tilla.
Fondacioni Behgjet Pacolli falënderon secilin për solidaritetin dhe ndihmën e tij ne keto raste tragjike dhe njofton donatorët se per t’u informuar rreth kontributeve te tyre nëpërmes GO FUND ME, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike
+383 dhe 38 222 123) për t’u informuar mbi epilogun e ndihmave.
Ne shtesë gjeni konfermën bankare mbi transferin e mjeteve.
Na prift e mbara!

Yakutia, 1999 –
Presidenti i Republikës së Jakutisë dekreton me mirënjohjen më të lartë të kësaj Republike për themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli” për të gjitha kontributet humanitare në këtë republikë.
• Ndërtimin e shtëpisë për jetimët dhe të gjitha kontributet për shërimin e tyre, brenda dhe jashtë vendit.
• Bursat për 12 studentë të Jakutisë, për riaftësimin e tyre nëpër shkolla profesionale dhe universitetet në Zvicër.
• Sponzorizimin e shumë konferencave të lidhura me ngritjen sociale dhe profesionale të shoqatave të ndryshme të republikës së Jakutisë, dhe shumë kontributeve tjera.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në republikën Saha – Jakutia, ka dhuruar këtë shtëpi për strehimin e jetimëve gjerësisht fëmijëve me të mbetura fizike (të cilët shumëherë refuzoheshin nga prindërit e tyre dhe u braktisëshin).
Kjo shtëpi kishte kapacitet prej 220 krevetësh me të gjitha orendit për jetesë, kuzhina dhe hapësira për qëndrimin ditor, hapësira rekreative, hapësira për kujdes midicinal, klasë mësimi e çdo gjë tjetër në shërbim të këtyre fëmijëve.

Kjo shtëpi ishte ndërtuar për një afat rekord dhe jetohej nga 220 fëmijë nga ku organizohej edhe trajtime medicinale si për brenda republikës ashtu edhe jashtë shtetit.
Shumë operacione u kryen nga spitalet Europiane si, San Raffaele në Milano dhe në klinika tjera Europiane, kosto të cilat i bartej nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
nga Behgjet Pacolli | nëntor 28, 2021 –

Mëngjesin e 26 nëntorit 2019 një tërmet i fortë u regjistrua në Shqipëri, i cili dëmtoi rëndë qarqet e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.
Termeti la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatërroj shumë shtëpi dhe banesa.
I prekur thellë nga kjo tragjedi që i ndodhi popullit shqiptarë, menjëher ditën e nesërme u nisa drejt zonave të prekura për t’i mbështetur njerëzit dhe familjet e prekura nga tërmeti.

Të gjendësha afër në këto momente të vështira për ta.
Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.
Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre.

Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit. Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet vëllazërore.
Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.
Kurse në mesditë vazhdova në Durrës ku vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve.
Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës.
I’a bëra me dije se do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin.
I tronditur nga ajo çfarë pash dhe e lash mbas, me 28 nëntor kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur në ato ditë të vështira për ta.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.

Kjo është njëra nga dy ndërtesat e ngritura dhe financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Pas dy vitesh më 28 nëntor të vitit 2021, në një pritje madhështore nga banorët e zonës dhe kryeministri i shtetit shqipëtar Edi Rama, së bashku me vëllëzërit e mi dhe ekipen bashkëpunuese kam dorëzuar çelësat e banesave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të 2019-s.


Në emër të Fondacioni “Behgjet Pacolli” falënderojë të gjithë kontribuuesit të cilët mbështetën ndërtimin e banesave në Thumanë.
Kontribut në këtë punë kanë dhënë: Banka Ekonomike, Mabetex Lugano, M Technologie, IMK, Driton Gërbeshi, Valon Ademi, Ibrahim Thaqi, Valon Lluka, Sefedin Pacolli. Të gjithë këta kontribuan me punën e tyre të palodhur.




Prishtinë, maj 2021 –
Jemi në periudhën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që kryesisht simbolizon shpërndarjen e dhuratave dhe urimeve.
Prandaj, Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka shpërndarë për fëmijët e shkollave fillore 2 mijë dhurata për festën e Bajramit.
“Dhurata e Bajramit”, synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë.
Dhuratave i janë gëzuar fëmijët e çerdhes në Hajvali, ata të shkollave fillore “Shkëndija” dhe “Afrim Gashi”, si dhe fëmijët e shkollës fillore “Iliria” në Kodrën e Diellit.

E falënderues ndaj këtyre dhuratave u shpreh drejtoresha e Minire Berisha nga shkolla fillore “Shkëndija” në Hajvali.
“Kanë mbërri gjithsej 774 dhurata nga Fondacioni ”Behgjet Pacolli”. Nuk është hera e parë që ky fondacion dhuron donacione në shkollë. Fëmijët kanë qenë shumë të lumtur”.
Prishtinë, shkurt 2020 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli” nga mijëra pako ushqimore 100 prej tyre i ndau për familjet me situatë të rënduar sociale ekonomike në Komunën e Prishtinës, e cila u është vështërsuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë #covid19.
Zyrtarët komunal kanë falenderuar themeluesin e Fondacionit z.Behgjet Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën shumë të nevojshme për qytetarët e Prishtinës në këto ditë plot sfida.

Prishtinë, nëntor 2018 –
Pako ushqimore e higjienike janë ndarë si ndihma për familje në nevojë në Prishtinë, në prag të festës së Bajramit.
Përfituesit janë familjet me kushte të rënda, duke nisur nga nënat vetushqyese e familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.
PRISHTINË, 27 SHKURT, 2011

– Sapo ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, edhe tani kur është në krye të shtetit, vazhdoi traditën humanitare që e ka trasuar me vite e dekada si biznesmen i suksesshëm, dhe tani vazhdon humanitetin e tij, duke hequr kështu dorë nga paga e tij mujore si president për t’ua ndarë kështu 10 familjeve skamnore në rajone të ndryshme të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, z. Pacolli të dielën edhe pse ishte ditë pushimi ai vizitoi familjen e Naim Bunjakut në lagjen Dodona të Prishtinës, e cila jeton në kushte të rënda sociale me gruan dhe katër fëmijët e tij.

“Isha në këtë familje dhe e di se në Kosovë ka shumë familje që kanë të njëjtin fat dhe unë me mundësit e mia sot isha këtu që t’i inkurajoj dhe të mos humbin shpresën këta njerëz, sepse Kosova është duke bërë çdo gjë që të ketë rritje ekonomike dhe të krijohen mundësi të reja për familjet që kanë nevojë. Vizitova këtë familjen dhe ndaj të dhjetën e pagës sime mujore. Paga ime do të ndahet proporcionalisht për dhjetë familje” shtoi Presidenti i Kosovës z.Behgjet Pacolli.

Prishtinë, 6 shtator 2011
Themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, në një emision direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), i organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës, ka dhuruar për familjet e Policëve të vrarë në detyrë 32.000 euro mjete financiare.
Ai gjatë emisionit tha se privatisht nga pagat e tij si zëvendëskryeministër dhuron 10.000 €,
Në emër të Kompanisë Mabetex me qendër në Lugano ka dhuruar 10.000 €, Mabetex në Prishtinë 2000 €, Swiss Diamond Hotel 5.000 $, Fabrika e fasadave në Lebane, 5.000 €.
Në total shifra e dhuruar arriti vlerën e 32.000 eurove ndihmë për policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
z.Pacolli, në vazhdimësi ka ndihmuar familjet e Policëve në forma të ndryshme, duke u dhuruar bursa fëmijëve të tyre.
Mitrovicë, 5 tetor 2013 –
Familjet e Hadi Rrakotelit dhe Beqir Mernica nga veriu i Mitrovicës, pas tetë vjetësh, do të kenë mundësi brenda vitit të kthehen në shtëpitë e tyre. Këtë e mundësoi Fondacioni “Behgjet Pacolli”, i cili ua ndërtojë shtëpitë këtyre dy familjeve. Nga kjo ndihmë këto dy familje janë kthyer në shtëpitë e tyre pas 8 vjetësh banimi me qira në pjesën tjetër të qytetit.
“Fondacioni ynë ka bërë vizitë në gjithq territorin e Kosovës për t’i parë nga afër hallet e qytetarëve dhe po ashtu tashmë kemi depërtuar edhe në veri të Mitrovicës, ku kemi ndërtuar këto dy shtëpi”, tha presidenti Pacolli.
Ndërsa familja e Hadi Rrakoteli, që ka 15 anëtarë dhe familja Beqir Mernica, me gjashtë anëtarë, e kanë falenderuar z.Pacolli për ndërtimin e shtëpive.

Prishtinë – 21 maj 2020
Në depon e Shoqatës “Bereqeti” janë duke u përgatitur 1000 pako ushqimore të cilat do të shkojnë tek një mijë familje që janë në kushte të rënda ekonomike.
Xheladin Fazliu përfaqësues i Shoqatës “Bereqeti” në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se kanë përgatitur pakot të cilat do të shpërndahen çdo ditë deri ditën e Fitër Bajramit.
“Sot jemi në pikën e grumbullimit të ndihmave, jemi duke i përgatitur 1000 pako që janë për 1000 familje e që janë pako ushqimore”, u shpreh ai.
Fazliu tha se falë donacioneve të fondacionit të Behgjet Pacollit kanë arritur që t’i mbushin pakot me gjera esenciale ushqimore, por edhe higjienike.
“Këto artikuj ushqimorë janë siguruar falë donacionit nga fondacioni “Behgjet Pacolli” që është një ndihmë e mirëseardhur nga ne. Kjo po bëhet në muajin e madhërishëm të Ramazanit që çdo sofër e nevojtarit të jetë e mbushur me gjëra ushqimore që do të shkojnë në familje. Pakot përmbajnë rreth 13 produkte që janë me ushtime esenciale duke përfshirë edhe gjera higjienike”, tha ai.
Fokus për shpërndarjen e këtyre pakove do të jenë familjet nga ana e Gollakut të cilat sipas shoqatës janë të lënë anash.
Pakot do të shpërndahen çdo ditë nga dhjetëra vullnetarë të cilët ishin mbledhur në depo të shoqatës për t’i paketuar produktet ushqimore dhe për t’i shpërndarë.