Prishtinë, maj 2013 –
Zëvendësshefi i Qeverisë, Behgjet Pacolli, pret që deri në fund të verës të bëhen të paktën tridhjetë e katër shtete nga kontinenti afrikan që do ta kenë njohur Kosovën.
Njohja e fundit, ajo nga Tanzania, sipas Pacollit, e ka ngritur “de facto” numrin e njohjeve në 100, apo 4 më shumë se përmban lista zyrtare e MPJ-së.

“Sa i përket rëndësisë mund të them që është njohja më e rëndësishme për Kosovën nga shtetet afrikane. Tanzania është shteti kryesor i Afrikës Lindore. është shtet që ka një demokraci të dëshmuar”, ka treguar Pacolli.

Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Prishtinë, qershor 2013 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari I kryeministres së këtij vendi, z.Pichate Satirachaval.
“Ne jemi shumë të interesuar që të kemi mardhënie diplomatike me Tajlandën. Ne tashmë jemi pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare dhe jemi në rrugë e sipër për tu integruar edhe në OKB. Andaj besoj fuqishëm që një vendimi i shtetit tuaj për njohjen e Kosovës i kontibuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka deklaruar z.Pacolli.
Në anën tjetër, z.Pichate Satirachaval, që njëherësh është edhe këshilltar i kryeministres së Tajlandës, ka deklaruar se shteti i tij është i interesuar që menjëherë të fillojë raportet ekonomike me Republikën e Kosovës.
