“Superheronjtë”  – Dhurata e gëzim për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën Pediatrike

Prishtinë, 15 dhjetor 2023 –

Një dritë në errësirën e Spitalit u shfaq për një moment, në dritaren e njërës nga dhomat e Klinikës Pediatrike.

Sytë e një vogëlushi të shtrirë tërhiqen drejt dritares, por mendimet e tij janë krejt diku tjetër. Në momentet kur dhimbja e ka lodhur, aty vijnë “heronjtë” e tij të preferuar nga filmat – “Spiderman”, “Batman”, dhe shumë të tjerë.

Superman”, “Flash”, “Spiderman”, me dhurata në dorë u shfqen pranë shtratit të vogëlushit të shtrirë e të hospitalizuar në Klinikën Pediatrike.
Vogëlushi i hospitalizuar në Klinikën Pediatrike duke pranuar dhuratën nga “super-heronjtë” e tij të preferuar nga filmat e Hollywoodit.

Por, kësaj here ata nuk janë vetëm në ekran, ata janë realisht aty, për të shndërruar ditën e tij në një aventurë emocionuese dhe të jashtëzakonshme.

Ky vogëlush nuk është veçse një prej shumë fëmijëve që përballen me sfida të mëdha shëndetësore, por për atë çast, ai është një protagonist i një historie që po përmblidhet në Klinikën Pediatrike.

Sfida e tij është e vështirë, por emocionet që ai ndjen kur heronjtë e tij të preferuar bëhen realitet për të, janë një dritare e madhe në errësirën e kësaj periudhe të vështirë.

Vogëlushi i hospitalizuar duke shikuar dhuratën që ekipi i “superheronjëve” befas iu futën në dhomën e Klinikës Pediatrike.

“Spiderman” arrin të qeshë me të dhe i thotë se forca dhe guximi që ai tregon çdo ditë është shembulli më i madh për një hero të vërtetë. “Batman”, me maskën e tij të përulur, i jep atij forcën për të mos u ndalur, për të vazhduar luftën e tij personale kundër sëmundjes.

Dhe kjo nuk është vetëm për këtë fëmijë, por për të gjithë fëmijët që shohin këtë shfaqje emocionuese.

Kjo është një histori që përshkruan fuqinë e një ideje të vogël, e cila po bëhet një realitet i madh për këta vogëlusha.

“Superheronjët” nga filmat duke pritur në radhë për të surpizuar të hospitalizuarit me dhurata.

Nëpërmjet kësaj iniciative, fëmijët të cilët janë heronjtë e tyre të vërtetë, janë duke marrë mbështetje dhe forcë për të vazhduar betejën e tyre.

Në këtë ditë, kjo histori është e tyre. Ata janë protagonistët që shkëlqejnë, heronjtë e tyre të preferuar po i bëjnë vizitat e papritura për t’i dhënë një fund të lumtur një ditë të vështirë.

Kjo histori është një përgëzim për mbështetjen e pafund falë një iniciative të jashtëzakonshme nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Klubi “Alpin Prishtina” (KAP) dhe organizata “Care for Kosovo Kids”. E i përkrahur dhe financuar nga Banka Ekonomike, pjesë e Holdingut “MABETEX GROUP”.

Ata nuk po ndërtojnë vetëm një ngjarje, po ndërtojnë një qytet të emocioneve pozitive, ku heronjtë e filmave nuk janë vetëm një ëndërr, por realisht janë diçka që sjellin shpresë, lumturi dhe forcë për fëmijët e sëmurë.

Kryeshefi Ekzekutiv, Shpend Luzha në emër të Bankës Ekonomike tha se përsëri ka dhuruar donacion për organizatën “Care for Kosovo Kids”, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për Klinikën Pediatrike.
“Superheronjtë” e preferuar nga filmat – “Spiderman”, “Batman”, dhe shumë të tjerë, përballë fëmijëve në oborrin e Klinikës Pediatrike duke shpërndarë dhurata.
Superheronjtë” e preferuar nga filmat – “Spiderman”, “Batman”, “Flash”, dhe shumë të tjerë duke pozuar të lumtur pasi misioni i tyre u mbyllë me sukses.
Fotografia “familjare” me gjithë pjesmarrësit dhe organizatorët e kësaj iniciative. Banka Ekonomike e konsideron të rëndësishme jo vetëm të ofrojë mbështetje financiare, por edhe të sjellë gëzim në jetët e fëmijëve që janë në spital.