Si themelues i fondacionit kam përkrahur dhe Inaguruar Qendrën Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës

Prishtinë, 4 gusht 2016 –

Jemi krenar të ndajmë lajmin se Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës (QHZHK) po inaugurohet në prezencën e një stafi akademik, njerëzve të kulturës, shkencës, artit dhe të tjerë ku shpalosa vizioni dhe synimet e këtij instituti.

Jemi koshient se vendi ynë po kalon nëpër një fazë shumë të vështirë socio ekonomike, andaj nevojitet angazhimi i të gjithë neve, veqanërisht i trurit të kombit për të prodhuar platforma konkrete, implementimi i të cilave do ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje.

Logo e Qendrës Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës (QHZHK) ku tregohet edhe departamentet që do të jenë në kuadër të saj.

Të ardhmen tonë duhet ta bazojmë në menquri dhe pikërisht ky është qëllimi i kësaj qendre. Të gjithë duhet të shërbehemi nga këto mendje të ndritura për të ndërtuar vizionin dhe platformen zhvillimore të Kosovës tonë të bazuar vetëm në shkencë, arsyeshmeri, ekzekutueshmeri, profesionalizëm dhe cilësi.

Kjo qendër e rëndësishme është iniciuar dhe mbështetur nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, duke synuar të krijojë një platformë shkencore për gjenerimin e ideve inovative dhe strategjive efikase për zhvillimin e Kosovës në tërësi.

QHZHK ka për qëllim të sjellë një kontribut të rëndësishëm në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimor, shkencor dhe të përgjithshëm të vendit tonë. Përmes një infrastrukture të avancuar shkencore dhe edukative, kjo qendër synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm për krijimin e burimeve njerëzore dhe për zgjidhjen e sfidave që Kosova përjeton.

Fjala ime para pjesmarrësve gjatë inaugurimit të Qendrës Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës (QHZHK) .

Qendra është e hapur për të gjithë ata që ndajnë një qëllim të përbashkët: avancimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Përveç kësaj, nëpërmjet QHZHK, do të zhvillohet programi i ardhshëm qeverisës në Kosovë në mënyrë shkencore. Aktivitetet e gjashtë departamenteve të qendrës zhvillohen në ambiente të veçanta të lokalizuara brenda Kompleksit Qafa në Rrugën UÇK në Prishtinë.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” është privilegjuar që të kontribuojë në hapjen e kësaj qendre me synimin e qartë për të ndikuar në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

Drejtori i parë i kësaj qendre do të jetë Prof. Jahja Kokaj, një personalitet me renome botërore në shkencë.

Ndërkaq në listën e kuadrit shkencore të cilët kanë konfirmuar pjesmarrjen, janë evidentuar deri më tani 25 hulumtues, ekspertë eminent nga Diaspora, Kosova, Shqiperia, Maqedonia etj. Këta janë ekspertë që për nga rezultatet nderkombetare shkencore jane me eminencë në literaturën ndërkombetare.

Pjesmarrësit gjatë inaugurimit të Qendrës Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës (QHZHK) .

Pjesë e kësaj liste janë edhe ekspertë të ndërkombëtarë nga Europa dhe SHBA. Në formë të grupeve të vecanta punuese, shkollave të shkurtra, seminareve, Workshopeve, konferencave etj, do të prodhohen perfundime shkencore, dokumente shkencore dhe programe konkrete, implementimi i të cilave do ti japë zhvillim Kosovës.

Do të vizitohen ambiente jetësore e punuese në të gjitha pjesët e Kosovës. Duke kaluar përmes një procesi me metodologji shkencore, të dhënat dhe informacionet nga evidentimi, trajtimi statistik, inkubimi dhe trajtimit profesional me modele të veqanta bashkohore shkencore, do të nxjerren përfundime, udhëzime dhe strategji shkencore praktike me mundesi reale implementuese për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje e mjerueshme në të gjitha drejtimet.

Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës si veprimtari tjetër në kuadër të saj, do të ketë edhe kontrollimin e cilësisë dhe konsumit të gjërë që sot paraqet problem të madh për shoqerinë kosovare.