Shteti i Ganës bëhet zyrtarisht njohja e 86 për Kosovën

Prishtinë, janar 2012 – Shteti i Ganës e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet i rëndësishëm është publikuar nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Ka qenë tepër e vështirë të sillet kjo njohje”, kanë qenë fjalët e Presidentit Pacolli, gjatë prezantimit të notës verbale. Pacolli ka bërë tët ditur se gjatë takimit që ka pasur në SHBA me Presidentin e Ganës dhe pastaj edhe gjatë takimit të tij në Turqi, me ministrin e Jashtëm të këtij vendi kanë premtuar për njohje, dhe sot e kanë bërë zyrtare.

Pacolli ka treguar se po lobon në Lindjen e Largët dhe në shtetet e Pacifikut, dhe se në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit shkurt do të vizitojë Amerikën Qendrore.