Prishtinë, qershor 2009 – Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se El Salvadori, shtet ky në Ameriken Qendrore, e ka njohur pavarsinë e Kosovës.
Pacolli ka njoftuar se gjatë javës pritet të miratohet një vendim për njohjen në Parlamentin e El Salvadorit, ndërsa nota verbale e njohjes do t’i dërgohet më pas MPJ-së.
Njëherit, lideri i AKR-së, kishte marrë pjesë në ceremonin e inaugurimit të presidentit të ri të El Salvadorit, Carlos Mauricio Funes Cartageen, dhe është takuar me zyrtarët e lartë të shtetit.
Pacolli po qëndron në Honduras, ku po merr pjesë në Samitin e Organizatës së Shteteve Amerikane. Ai po vazhdon me lobimin e tij në këto shtete të këtij rajoni.
z.Pacolli edhe më herët kishte paralajmruar se El Salvadori, menjëhere pas zgjedhjes së presidentit të ri, do të marrë vendim për njohjen e Kosovës.
Vlerësim maksimal për lobimin e z.Pacolli kanë dhënë edhe presidenti I vendit, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi.
