Korçë, 24 nëntor 2012 –

Në amfiteatrin e Universitetit “Fan Noli” mbushur me autoritete akademike, të zgjedhur lokalë, dhe studentë, zv/kryeministri Behgjet Pacolli, mbajti leksionin me titul “Korça në kuadër të Hapsirës Mbarëkombëtare të zhvillimit”.
Atë e prezantoi para auditorit nga zëvendësrektorja, znj.Eleina Qirici e cila e quajti z.Pacolli, një ndërmarrës të shquar dhe të kulturuar që ka ngritur emrin e shqiptarit në botë; një filantrop dhe patriot të madh”.
Më pas Pacolli vizitoi Muzeun e artit mesjetar dhe Shkollën e parë shqipe, ku nënshkroi dhe në librin e përshtypjeve, dhe ofroi një donacion për mirëmbajtjen e këtij tempulli të mësimit shqip.

Më pas në një mjedis entuziast të qytetarëve, dhe këshilltarëve të dy krahëve, në Pallatin e Kulturës u organizuar ceremonia e nderimit të Pacollit me titullin “Qytetar Nderi”, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.

