Pas vërshimeve të janarit, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” me ndihmën e donatorëve dhe kontribuesve si Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj dhe shumë donatorë të tjerë, ka filluar ndërtimin e shtëpive në komunat e prekura nga vërshimet.

Mitrovicë, 10 Maj 2023 –

Premtimet që i dha në muajin shkurt themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, kanë filluar të realizohen.

Familjet që kanë pësuar më së shumti nga vërshimet në muajin janar të këtij viti, tani po i gëzohen lajmit se do të bëhen me shtëpi të reja.

Sot gëzimi shihej në fytyrat e familjeve në Komunën e Mitrovicës.

Znj.Fjolla Ramadani nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, së bashku me Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, kanë vizituar 5 familje të cilat do të përfitojnë shtëpi të reja, pasi kishin pësuar dhe humbur çdo gjë që kishin nga vërshimet.

Gjatë ditës së djeshme lajmi për ndërtimin e 5 shtëpive i ishte kumtuar edhe familjeve nga Komuna e Skenderajt.

Gjatë ditës së djeshme stafi i Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, kanë vizituar komunën e Skenderajt, ku kanë dhënë lajmin se 5 familjeve që kanë pësuar më së tepërmi nga vërshimet do u ndërtohen shtëpitë.

Për të kuptuar më shumë kliko linkun: Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e 5 shtëpive në Skenderaj – Behgjet Pacolli Foundation (fondacionibehgjetpacolli.com)

Pas vërshimeve të janarit, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” me ndihmën e donatorëve dhe kontribuesve si Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj dhe shumë donatorë të tjerë, ka filluar ndërtimin e shtëpive në komunën e Skenderajit.

Skenderaj, 9 maj, 2023 –

Familja e Isak Smajlit nga fshati Kuçicë, sot mori lajmin nga përfaqësuesit e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, se do t’i ndërtojmë shtëpinë e re.

Kjo familje nga vërshimet që ndodhën në muajin Janar të këtij viti kishte humbur gjithçka që kishte.

Me gëzim nisi dita edhe për familjet e Jetullah e Avdullah Imerit, në fshatin Tushilë, familjen e Xhafer Zyhranit nga Llausha, dhe Isuf Gjokajt, nga Skenderaj.

Këto 5 familje do të bëhen me shtëpi të reja, falë angazhimit dhe humanizmit të treguar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Po ashtu, në këtë komunë do të rinovohen disa shtëpi që janë prekur nga këto vërshime.

Themeluesi i fondacionit, Behgjet Pacolli, përmes një konference në Prishtinë, kishte falënderuar të gjithë ata që kontribuan.

Ndër kontribuesit janë; figura publike nga Zvicëra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, zotëri Besim Rexhepaj, z.Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, dhe shumë donatorë tjerë.

Historiku se s’i rrjedhi i gjithë organizimi për ndihmë

Mëngjesi i 20 janarit fshatrat e shumëta të zonës së Drenicës i gjeti nën ujë. Reshjet e pandërprera për disa ditë bën që shumë familje të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

I shqetësuar jashtëzakonisht shumë nga kjo situatë e krijuar themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, nuk qëndroi duarkryq, ai përmes një postimi në Facebook, aktivizojë llogarinë bankare të Fondacionit, që të gjithë njerzit e vullnetit të mirë të kenë mundësi të ndihmojnë.

Kurse me datë 7 shkurt 20023, themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, kishte thirrur konference për media, ku kishte bërë të ditur shumën e mjeteve të grumbulluara dhe emrat e donatorëve.

Ky është linku ku mund të shikoni konferencën për media https://www.youtube.com/watch?v=fsteBgJ8QqI .

Po ashtu, në linkun më poshtë mund të lexoni emrat e të gjithë donatorëve që kontribuan për familjet e prekura nga vërshimet.

Këta janë donatorët që kontribuan për vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë – Behgjet Pacolli Foundation (fondacionibehgjetpacolli.com)

Prishtinë, mars 2011 –

z.Pacolli, në vitin 2011 kur ishte zgjedhur President i Kosovës, për të paraqitur kulturën e lartë të mikpritjes së popullit të Kosovës, vullnetarisht përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli” kishte realizuar projektin e restaurimit të zyrës së Presidencës.

Infrastruktura e objektit që kishte gjetur z.Pacolli në presidenc ishte jashtë çdo standardi për të mbajtur takime dinjitoze. Nuk ka pasur sallë për konferenca, as për takime të nivelit të lartë shtetërore.

Në këtë takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ian Cliff, shihet renovimi dhe mobilimi i zyrës së Presidencës së Kosovës.  

Duke parë nevojën për të vepruar, Fondacioni “Behgjet Pacolli” merr iniciativa financiare. 

Në këtë sallë të konferencave të rinovuar Presidenti Pacolli ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë, në kuadër të NATO-s, kudo ku kjo shihet e nevojshme.

Kompania “Mabetex Group” transformon ambientin e punës duke kthyer zyrat në ambient modern të punës, kabineti dhe zyra e presidencës është transformuar dhe dekoruar për takime dypalëshe, sallat e konferencave për media janë pajisur me të gjitha infrastrukturën e nevojshme.

Ky ambient ishte i rikonstruktuar dhe i mobiluar me dyer, dritare dhe mobilim modern.

Prishtinë, qershor 2003 –

Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX, ndërsa është rikonstrkutuar në vitin 1960.

Kur kishin kaluar më shumë se 40 vite, themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, në vitin 2003 kishte vendosur të renovojë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kompania e tij ndërtuese “Mabetex”, ka kryer punimet renovuese të 11 mijë metrave katrorë.

Ndërtesa e Kuvendit ka pesë kate, me tri hyrje-dalje në rrugë kryesore të qendrës së qytetit: hyrja kryesore – nga Sheshi “Nënë Tereze”, hyrja nga Sheshi “Adem Jashari”, si dhe hyrja nga rruga “Agim Ramadani”.

Në funksion është edhe një hyrje-dalje e veçantë, e cila është e ndërtuar për raste emergjente.

Historiku i ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX, ndërsa është rikonstrkutuar në vitin 1960.

Projektues kryesor i objektit të rekonstruar ka qenë profesor Jura Naidhart, arkitekt i njohur në botë, bashkëpunëtor i parë i arkitektit më të njohur botëror të arkitekturës moderne, Le Corbusier.

Një video-reportazh ku tregon disa nga këndet e renovimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërtesa e Kuvendit është në Qendër të Prishtinës, Sheshi “Nëna Terezë”. Në afërsi të saj janë: Ndërtesa e Qeverisë, Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe sheshi kryesor i Prishtinës.

Hapësira e përgjithshme e ambienteve të Kuvendit të Kosovës është 22 mijë metrash katrorë, ndërsa ndërtesa e Kuvendit ka hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë.

Ndërtesa e Kuvendit ka pesë kate, me tri hyrje-dalje në rrugë kryesore të qendrës së qytetit: hyrja kryesore – nga Sheshi “Nënë Tereze”, hyrja nga Sheshi “Adem Jashari”, si dhe hyrja nga rruga “Agim Ramadani”. Në funksion është edhe një hyrje-dalje e veçantë, e cila është e ndërtuar për raste emergjente.

Nga hapësira jashtë ndërtesës së Kuvendit prej 11 mijë metrash katrorë, 6 mijë metra katrorë shfrytëzohen për parking nga deputetët dhe stafi i administratës së Kuvendit të Kosovës.

Pjesa tjetër prej 5 mijë metrash katrorë është hapësirë e gjelbër.

Salla e seancave plenare

Salla e seancave të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka hapësirë prej 400 metrash katrorë, ndërsa gjendet në katin përdhese të ndërtesës.

Në sallë janë të rezervuara 143 ulëse për deputetët e zgjedhur të Republikës së Kosovës, 21 ulëse janë për kabinetin qeveritar, ndërsa për mysafirë të seancave të Kuvendit janë të rezervuara 84 ulëse.

Për diplomatët u parashikuan lozhat me 44 vende nga njëra anë e sallës, ndërsa nga ana tjetër 44 vende u caktuan për gazetarë, korrespodentë etj.

Përmirësimet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe përshtatja me nevojat e kohës janë punë e përditshme e stafit të Kuvendit.

Ndërkaq, riparime më të mëdha janë realizuar në vitin 2003-2004.

Në këto kohë u bënë ndryshime në sallën e seancave, në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, në salla të mbledhjeve të komisioneve, është bërë fasadimi i ndërtesës etj.

Punët në renovim përfunduan më 16 shkurt 2004, kur edhe u bë hapja solemne e sallës së seancave të Kuvendit.

Zyrat e punës

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ekzistojnë zyrat e punës për stafin e administratës dhe stafin politik. Po ashtu ekzistojnë sallat e veçanta për komisionet parlamentare dhe për grupet parlamentare.

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, i cili gjendet në katin e parë të ndërtesës, ka në shfrytëzim shtatë zyra.

Njëra nga ato është zyra e kryeparlamentarit, në të cilën ai pret delegacione të ndryshme. Në këtë kabinet ekziston edhe një dhomë pune e kryeparlamentarit.

Në korridorin e kabinetit ekziston edhe vendi ku mbahen konferenca për media pas takimeve që zhvillon kryetari i Kuvendit.

Holli i Kuvendit të Kosovës

Ka hapsirë të mjaftueshme për deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku zhvillojnë aktivitetin e tyre si psh. prononcime për media, ulëse për takime etj.

“Skënderbeu”, “Lidhja e Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit”, janë tri nga muralet e vendosura në vitin 2004 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Këto piktura nuk u panë shumë gjatë në vendin ku u vendosën.

Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Nexhat Daci, kishte marrë vendim për mbulimin e tyre, pas reagimeve jo vetëm nga serbët. Për më shumë se dy dekadë, e pas ndërrimit të disa kryetarëve të legjislativit, ato ende vazhdojnë të jenë të mbuluara.

Ne po ju sjellim se si duken muralet e mbuluara.

Për kryetarin e Kuvendit u parashikua edhe Gardërobë, po ashtu, bufe për deputetët dhe dhomë për rojat.

Mitrovicë, 5 tetor 2013 –

Familjet e Hadi Rrakotelit dhe Beqir Mernica nga veriu i Mitrovicës, pas tetë vjetësh, do të kenë mundësi brenda vitit të kthehen në shtëpitë e tyre. Këtë e mundësoi Fondacioni “Behgjet Pacolli”, i cili ua ndërtojë shtëpitë këtyre dy familjeve. Nga kjo ndihmë këto dy familje janë kthyer në shtëpitë e tyre pas 8 vjetësh banimi me qira në pjesën tjetër të qytetit.

“Fondacioni ynë ka bërë vizitë në gjithq territorin e Kosovës për t’i parë nga afër hallet e qytetarëve dhe po ashtu tashmë kemi depërtuar edhe në veri të Mitrovicës, ku kemi ndërtuar këto dy shtëpi”, tha presidenti Pacolli.

Ndërsa familja e Hadi Rrakoteli, që ka 15 anëtarë dhe familja Beqir Mernica, me gjashtë anëtarë, e kanë falenderuar z.Pacolli për ndërtimin e shtëpive.

Ndërtimi i tri shtëpive të familjeve të dëshmoreve në regjionin e Prizrenit

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka kontribuar shumë drejt ndihmës së familjeve në nevojë në forma të ndryshme, kryesisht si rezultat i luftës duke lënë njerëz të pastrehë.

Në këtë drejtim, gjatë kësaj periudhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka ndërtuar një numër të shtëpive për këtë kategori shoqërore.

Ndër shtëpitë e ndërtuara janë tri shtëpitë e familjeve të dëshmorëve (19.10.2007) në rajonin e Prizrenit.

Familjet e pastreha kanë qenë gjithmonë në fokus nga z.Pacolli dhe Fondacioni. Ai ka ndërtuar dhe rinovuar një numër të madh të shtëpive dhe të objekteve për këtë kategori sociale.

Ndër ndërtesat e rinovuara në Komunën e Mitrovicës janë: “Rrokaqiell blu”, “Pallatit nr. 1” si dhe financimi i dhjetra shtëpive për familjet e pastreha.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” është i përkushtuar edhe për përmirësimin e kushteve në arsimin fillor dhe infrastrukturën e dëmtuar rëndë gjatë luftës.

Në këtë kontekst, disa shkolla fillore janë mbështetur me infrastrukturë. Ndër shkollat e rinovuara janë; “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

“Mabetex Project Engineering”, Lugano (Zvicër), sponsor kryesor

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka zhvilluar një aktivitet shumë të rëndësishëm jashtë kufijve të Kosovës. Projektet u zbatuan në kujdesin e fëmijëve në nevojë, pasojat e niveleve të larta të radioaktivitetit dhe të braktisura nga prindërit e tyre. Gjithashtu, ata marrin kujdes mjekësor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim të veçantë mjekësor etj.

Me këto kontribute, Fondacioni ka kryer aktivitetet si ndërtimi qendrës për fëmijët jetimë me aftësi të kufzuara në Yakutsk, Republika e Jakutsk, në qytetin e Yakutsk shumë vite ka pasur teste bërthamore të cilat kanë ndikuar në lindjen e fëmijëve, ku një numër i madh i tyre kanë lindur me pasoja të rënda shëndetësore.

Një numër i madh i fëmijëve janë braktisur nga prindërit e tyre në Yakutsk dhe as nuk kanë pasur mundësi të jetojnë. Duke parë nevojën e madhe për krijimin e një qendre për t’u siguruar strehim, Fondacioni ka bërë zgjidhje të shpejtë për ta. Në vitet 1992-1993 Fondacioni ka ndërtuar një qendër spitalore me 120 shtretër, me të gjitha orenditë dhe pajisjet e nevojshme. Qendra është ende duke funksionuar.

Një numër i fëmijëve trajtohen jashtë me shpenzimet e Fondacionit, disa janë birësuar ndërkombëtarisht, por numri i fëmijëve në këtë spital ka qenë gjithmonë 100-120. Fëmija më i madh në qendër tani është 26 vjeç. Deri në vitin 2001 Fondacioni ka kontribuar në mbarëvajtjen e qendrës. Sponsorizimi i konferencës së UNESCO-s në Yakutsk më 1993, në të cilën morën pjesë dy delegatë nga Kosova, Edita Tahiri dhe Edi Shukriu.

Më 1995 ndodhi një sulm terrorist në spitalin e fëmijëve në Budjanovck të Dagestanit, i cili vrau dhe plagosi shumë fëmijë pacientë. Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmoi familjet e të plagosurve dhe kontribuoi në rindërtim të spitalit.

Ndihma e drejtpërdrejtë për organizimin dhe financimin e ngjarjeve kulturore, të tilla si shënimi i përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së Aleksandër Moisiut, Ibrahim Kodra.

Shpenzimet e financimit në spitalin e Milanos dhe organizimi dhe financimi i shpenzimeve të varrimit, transporti nga Milano në Tiranë dhe ceremonia e varrimit të të ndjerit, piktorit Ibrahim Kodra më 2006.