Prishtinë, maj 2012 –
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mohuar se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia paguajë shpenzimet e udhëtimit, ndërsa ka pohuar se kjo duhet të ndodh për stafin e tij përcjellës.
“Jam i habitur që dikush shkruan, jep tituj bombastikë, jep versionin e vet, ndërsa me mua personalisht nuk bisedon ashtu si e do rendi. Nuk ekziston asnjë moment që unë i kam kërkuar paratë e lobimit”, ka thënë Pacolli.
“Kam qenë më tepër se 14 (katërmbëdhjetë) herë në udhëtime. Ne Afrikë, Azi, Amerikë, janë sjellë 15 (pesëmbëdhjetë) njohje. Nëse e kalkulojmë shpenzimet janë mbi 1.6 milion euro që janë paguar nga buxheti im”, ka shtuar zv/kryeministri Pacolli.

Dhe këto shpenzime janë vetëm për periudhen lobuese nga 17 shkurti 2008 e deri tani më 2012.
