Parku “Ali Podrimja” u financua nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Me 26 shtator të vitit 2015 në qytetin e Gjakovës ishte përuruar sheshi më i ri “Ali Podrimja. Realizimin e këtij projekti e ka përkrahur Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Presidenti Pacolli kishte shkruar për këtë ceremoni inauguruese.

“Sot isha në Gjakovë dhe kisha nderin të marr pjesë në inagurimin e sheshit dhe bustit më të ri në Gjakovë, pranë shkollës së parë shqipe, buzë lumit Krena dhe afër Kullës së Sylejman Vokshit, me emrin “Ali Podrimja”. Për hirë të emrit të këtij poeti të urtë, të njohur dhe poeti të mirë, vendosa që ky projekt komplet të financohet nga fondacioni “Behgjet Pacolli””, ka shkruar presidenti Pacolli.

Inaugurimi i parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Punët në këtë shesh u kryen për vetëm 5 muaj, kjo u arrit fal përkushtimit, idesë dhe punës së palodhur të ekipit. Veç politikanëve, të pranishëm në përurimin e sheshit “Ali Podrimja” ishin edhe familjarë të poetit, i cili më 2012 ndërroi jetë në Francë.

Nipi i tij, Gent Salihu, me këtë rast falënderoi edhe kryetaren e Gjakovës dhe gjithashtu edhe Behgjet Pacollin që kanë mundësuar ndërtimin e këtij sheshi.

Kush është Ali Podrimja?

I lindur më 1942 në Gjakovë, ku edhe kaloi rininë, Ali Podrimja është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Poezia e tij me vlera universale, I ka kalura kufijtë kombëtarë dhe është përkthyer në disa të botës.

Ali Podrimja u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund të jetës. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë.
Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi).

Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej Podrimja ishte një qytet me tradita patriotike, ndaj ishte më i godituri nga vërshimët policore të UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, duke iu kundërvënë dhe stigmatizuar pushtuesit.

Me bukurinë e vargut dhe stilin me në veprën e tij “Lum, Lumi”, (1982), Podrimja shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare në vitet ’80. Podrimja me korpusin e madh të krijmtarisë së tij në vite, mbetet një nga poetët më modern në letërsinë shqipe.

Jeta e Podrimjes kaloi në rrethana të vështira politike dhe familjare gjatë viteve ´60. Kjo ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pajetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.