Pacolli solli në libër lobimin për Kosovën

Pristhinë, qershor 2014 –

Ka sjellë në një libër lobimin e tij për Kosovën. Behgjet Pacolli gjatë promovimit të librit “Të lobosh për Kosovën, pavarësia dhe SHBA-të;, ka treguar se përmes këtij libri nuk ka dashur të paraqesë asnjë mendim të tij, e as mënyrën se si ka shkuar lobimi për njohjen e vendit nëpër botë.

Arsye kryesore, sipas autorit, kanë qenë faktet reale, të cilat ka dashur t’ia paraqesë lexuesit.

Përmes këtij libri z.Pacolli ka sjell tek lexuesit faktet se si ka lobuar për Kosovën në SHBA gjatë viteve 2004 – 2007.

Libri i cili po cilësohet si vepër miqësie për Amerikën, përmban fakte të panjohura më parë të një lufte kombëtare që nuk është bërë me armë të zakonshme, por me fjalë. Kështu u tha mes tjerash gjatë promovimit.

Autori i librit në të cilin shpalosë fakte reale që i kanë ndodhur potencoi se e tëra ka filluar pas mbarimit të luftës, kur z.Pacolli nga këndveshtrimi i personaliteteve të shquara ndërkombëtare, ka parë që Kosova është duke marrë një kahe ndoshta të gabuar.

“Disi në Uashington mbeti një vakum për Kosovën, nuk kishte njerëz që vepronin fuqishëm. Unë i shihja delegacionet nga Serbia të cilat shumë mirë koordinoheshin me diasporën e Serbisë atje. Ju kujtohen vizitat e shpeshta të kishës ortodokse serbe, dhe aty bëhej lobimi kundër Kosovës. Donin që ta kthenin Serbinë në viktimë dhe ne në agresor”, tregoi Pacolli historikun e librit.

Ai tha se para kësaj situate të krijuar unë nuk munda të rrija duarkryq.

“Unë themelova AKR-në që ishte një kompani e fuqishme lobuese ku angazhuam 30 njerëz të shquar të politikës amerikane”, ka nënvizuar autori i veprës.

“Ne e filluam punën me AKR-në që ishte pjesë lobuese. AKR është themeluar në SHBA dhe vazhduam punën tonë dhe nuk lamë kund pa lobuar”, tregoi Pacolli.

“Ka qenë pika e 14 në agjendën e tij. Kur filloi të flasë në Shqipëri, ne friksoheshim se mos po anashkalohet kjo pikë dhe ndodhi mrekullia dhe presidenti Bush tha Kosova duhet të jetë e pavaruar”.

Kjo fjalë u tha falë lobimit tonë dhe nga ky moment filloi çdokush të flasë, komentoi në mënyrë pozitive pavarsinë e Kosovës.

Momente nga promovimi i librit.
Raportimi i gazetës “Tribuna” për promovimin e librit nga z.Behgjet Pacolli.