Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për popullin turk dhe gjithë familjarët e viktimave nga tërmeti që ndodhi mëngjesin e 6 shkurtit në Turqi.
“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin mik të Turqisë dhe familjet e viktimave. I uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe lutem për Turqinë, e cila herët në mëngjes u godit nga dy tërmete të forta”, shkruan Pacolli në profilin e tij në Facebook.