Prishtinë, mars 2011 – 3 njohje brenda javës. Rezultatet pozitive të këtyre ditëve vijnë si rrjedhojë e lobimit aktiv që presidenti Pacolli kishte zhvilluar në vitin 2008, 2009 dhe 2010, veçanarisht përgjatë tetorit të vitit 2010 në Samitin e mbajtur në Nju Jork, ku Pacolli me grupet lobuese preofesionale dhe të specializuara në marrdhënie ndërkombëtare kishte zhvilluar takime veç – veç me shtetet anëtare të Komunitetit të Karaibeve, respektivisht CARICOM-it.
Më herët Kosova është njohur nga Belize me 7 gusht të vitit 2008 që po ashtu është anëtar i plotë i CARICOM-it. Gjithashtu, Kosova është njohur nga Republika Domenikane 11 korrik 2009 si dhe nga Republika Hondurasit me datë 7 gusht 2008, shtete këto në afërsi të vendeve të CARICOM-it.
Anëtarët e Komunitetit të Karaibeve respektivisht CARICOM-it janë: Antigua dhe Barbuda (Anëtar I OKB nga viti 1981).
Bahamas (Anëtar I OKB nga viti 1973). Barbados (anëtar I OKB nga viti 1966). Domenica (Anëtar I OKB nga viti 1978). Grenada (anëtar I OKB nga viti 1974).
Guyana (Anëtar I OKB nga viti 19666). Haiti (anëtar I OKB nga viti 1945). Jamaica (Anëtar I OKB nga viti 1962). Montserrat Surinami (Anëtar I OKB nga viti 1975). Trinidad and Tabago ( Anëtar I OKB nga viti 1962).
Federata e Saint Kitts dhe Nevis (Anëtar I OKB nga viti 1983). Saint Lucia (Anëtar I OKB nga viti 1979). Cayman Islnads – Anëtar I asociuar I CARICOM-it nga viti 2002. Saint Vincent and the Grenadines – Anëtar I OKB nga viti 1980.
