Pacolli nderon viktimat e sulmit në Nicë, Francë

Miq, jam në Nisën e përhumbur, për të vendosur lule tek vendi famëkeq ku u shuan aq jetë e ndër ta edhe shumë femijë. Jam këtu për t’u solidarizuar me popullin, për të shprehur keqardhje të thellë për humbjen e kaq shumë njerëzve në mënyrë kaq brutale. Zoti Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka vendosur lule në Nicë të Francës, ku javë më parë humben jetën 84 njerëz nga sulm terroristë. Pacolli në një postim në Facebook ka treguar se këtë veprim e ka bërë për tu solidarizuar me popullin e këtij vendi.