“Eshtë një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.”
NUR-SULLTAN, 14 dhjetor 2020 –

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit.
Çmimin Pacollit ia ndau presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev.
“Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, duke falënderuar bashkëpunëtorët, inxhinierët dhe stafin drejtues të kompanisë Mabetex për punën e shkelqyër dhe respektin për të tjerët, pata nderin të nderohem me çmimin më të lartë shtetëror për kontributin tonë në zhvillimin modern të këtij vendi”, ka shkruar presidenti Pacolli pasi pranoi çmimin.


Pacolli tha se është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.
Ai ka falënderuar nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që e uruan për këtë ngjarje. Ju priftë e mbara!
