Pacolli merr premtime për njohje nga Iraku

Prishtinë, shkurt 2010 –

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli priti në takim pune përfaqësuesin e Këshillit Suprem Islamik të Irakut, Ali Al Baldaëi, nga I cili mori premtime serioze për njohjen e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan rreth situatës politike në Kosovë, dhe lidhur praktikat e fundit që kanë ndodhur që nga koha e përfundimit të luftës.

Presidneti Pacolli kërkoi nga përfaqësuesit e Irakut që sa më shpejtë të bëhet njohja e Republikës, edhe pse siç u shpreh ai Iraku është vonuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kurse Al Baldawi është zotuar se me kthimin e tij në Irak do të fillojë punën rreth vendosjes së mardhënieve miqësore me formimin e Qeverisë së re.