Milano, shkurt 2009 –
Ishujt Maldive i janë bashkuar karvanit të shteteve të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës. Edhe kjo njohje ka ardhur falë angazhimit dhe lobimit që ka bërë z.Behgjet Pacolli.
Ai, disa orë pas njohjës së Kosovës nga Ishujt Maldive, është takuar në Milano të Italisë me presidentin e këtij shteti, nga i cili ishte ftuar për darkë zyrtare.
z.Pacolli në foto shihet duke shtrënguar duart me ministrin e Jashtëm të Maldiveve, Ahmet Shaheed.
