Prishtinë, qershor 2012 –
Në kuadër të angazhimeve lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, zv/kryeministri Behgjet Pacolli, në Baku të Azerbajxhanit është takuar me udhëheqësit më të lartë të këti vendi.
Gjatë këtyre takimeve, Pacolli kërkoi edhe njëherë që shteti i Azerbejxhanit të shqyrtojë njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran.
Një ditë para nisjes për Azerbajxhan, në orët e pasditës në Paris, z.Pacolli ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Sudanit Verior, Malit, Libisë, Eritresë dhe Togos.
