Prishtinë, nëntor 2010 – Tuvalu është shteti i 72-të që e ka njohur Republikën e Kosovës. Edhe këtë herë këtë njohje e ka prezantuar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili në një konference për media ka prezantuar notën verbale me të cilën konfirmohet njohja.
Pacolli gjatë prezantimit të notës verbale tha se rreth 30 njohje të vendit janë ekskluzivisht si reultat i kontributit të tij lobues.
“Kemi dy lloje të njohjeve. Njohjet nga miqtë tanë me të cilët bashkërisht e kemi shpallur pavarsinë e Kosovës dhe njohjet që kanë ardhur prej punës sonë të palodhshme. Unë mund të them se 25 deri 30 njohje janë rezultat I kontributit tonë (AKR). Angazhimi im do të vazhdoj edhe në këtë kohë, e rezultatet do të vijnë ndërkohë”, tha Pacolli.

Edhe njëher ka potencuar se lobimi është një detyrë madhore për shtetin e Kosovës dhe për këtë çështje ka premtuar se do ta sakrifikojë kohën, familjen dhe partinë.
Tuvalu, i njohur si Ishujt Ellice, ka një popullsi prej 12.373 banorë dhe ndodhet në Oqeanin Paqësor në mes të Haëa-it dhe Australisë. Fqinjët më të afërt janë Kiribati, Nauru, Samoa dhe Fixhi.
Edhe njohja e fundit, e cila ishte zyrtarizuar më 21 tetor të këtij viti nga shteti I Kiribatit, ishte njoftuar së pari nga presidenti Pacolli.
