Rreth 160 shqiptarë të Kosovës, sa janë identifikuar se ndodhen në Egjipt, do të evakuohen nga atje, me ndihmën e politikanit dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.
Prishtinë, 3 shkurt 2011 – Themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli përmes një deklarate me shkrim ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një iniciativë që nga dita e enjte për evakuimin e të gjithë shtetasve të Kosovës, të cilët janë identifikuar, rreth 160 persona, që ndodhen në Egjipt për studime.
Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijë nga Kajro dhe Aleksandria, të cilët gjatë natës së sotmë do të tërhiqen me aeroplan dhe do të mbërrijnë në Kosovë.
Ndërsa, evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me datën 04.02.2011 deri në pasditen e datës 05.02.2011”, thuhet në njoftimin e z.Pacolli.
Presidenti Pacolli edhe në këtë rast i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës, që ndodhën në Egjipt.
