Pacolli evakuon 160 shqiptarë nga Egjipti

Prishtinë, 3 shkurt 2011 –

Rreth 160 shqiptarë të Kosovës, sa janë identifikuar se ndodhen në Egjipt, do të evakuohen nga atje, me ndihmën e politikanit dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

Themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli” përmes një deklarate me shkrim ka bërë të ditur se na ndërmarrë një iniciativë që nga dita e enjte për evakuimin e të gjithë shtetasve të Kosovës, të cilët janë identifikuar, rreth 160 persona, që ndodhen në Egjipt për studime apo veprimtari të ndryshme.

“Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijët nga Kajro dhe Aleksandria, të cilët gjatë natës së sotme do të tërhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do të mbërrijnë nesër në Kosovë. Ndërsa, evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me datën 04.02.2011 deri në pasditen e datës 05.02.2011”, ka njoftuar z.Pacolli.

z.Pacolli ka potencuar se i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës, që ndodhen në Egjipt.

“Të gjithë familjarët në Kosovë të cilët posedojnë ndonjë shenjë për ekzistimin e familjarëve të tyre që ndodhen në Egjipt dhe kanë nevojë për ndihmën tonë, ta lajmërohen në këto kontakte: 038/224-021 dhe 038/243-877.”, thuhet në njoftimin e z.Pacolli.