Pacolli dhuron mbi 100 mijë euro për Mitrovicën

Prishtinë – Qershor 2012 – Të hënën mbrëma në Hotel “Emerald” është mbajtur natë humanitare “Ndihmo edhe Ti”, si pjesë e thirrjes për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kësaj thirrje I janë përgjigjur me zemërgjerësi qindra shqiptarë të punësuar në vendet evropiane, pastaj ata në SHBA, si dhe në Kosovë.

Në këtë natë humanitare ishte themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ishte ai i cili edhe njëherë tregoi përkushtimin dhe humanitetin kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Ish – presidenti i Kosovës në këtë natë dhuroi 100.000 (një qind mijë), euro dhe ndihma të tjera për të cilat tha se nuk do t’i bënë publike.

Kjo ndihmë ishte në vazhdën e shumë donacioneve që Fondacioni i z.Pacolli, ka bërë dhe vazhdon të përgjigjet thirrjeve për ndihmë, duke përfshirë shërimin e femijëve jashtë vendi, ndihmesa për të varfërit, ndërtim e rindërtim të shtëpive për të pastrehët etj.