Prishtinë, 30 janar 2007 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli” i ka nisur të martën 149 punëtorë nga Kosova për në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Këta punëtorë janë dërguar me aeroplan privat, që themeluesi i Fondacionit z.Pacolli e ka siguruar enkas për dërgimin e punëtorëve kosovarë për punë atje.
“Jemi munduar t’i përzgjedhim njerëzit që kanë më shumë nevojë për punë, në mënyrë që t’i ndihmojmë ata ekonomikisht”.
Puntorët e dërguar në Astana kanë siguruar kontrata 6 – mujore, ndërkohë që me dëshirën e tyre, ajo mund t’u vazhdohet.
