Prishtinë, maj 2012 –
Presidenti Behgjet Pacolli i është përgjigjur shpifjeve të disa mediave.
“Këta shpifës profesionistë, dhe burracakë, nuk mund të qëndrojnë dot. E vërteta është se unë me punën time i kam sjellë dhjetëra njohje Kosovës, unë e kam mundur Serbinë jo në fushë asnjanëse, por në gjithë botën”, ka thënë në intervistën për gazetarin e “Bota Sot”, presidenti Behgjet Pacolli.
“Unë individualisht, e theksoj individualisht, i kushtoj zero cent taksapaguesve të Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke potencuar se i gjithë lobimi për pavarsinë e Kosovës bëhet përmes mjeteve të Fondacionit “Behgjet Pacolli”.
