Pacolli: 46 njohje Kosovës i’a sigurova unë

Prishtinë, dhjetor 2013 –

Qysh nga shpallja e pavarsisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008 e deri me tani nga lobimi i z.Behgjet Pacolli, Kosovës i kanë ardhur 46 njohje nga kontributi i tij.

z.Pacolli tha se ka lobuar edhe sa ishte në opozitë, por edhe tash kur është pjesë e Qeverisë, për të rritur numrin e njohjeve për Kosovën.

Rezultatet, sipas tij, janë të kënaqshme. z.Pacolli të gjitha këto i tha gjatë një ligjerate që mbajti para studentëve të Universitetit të Prishtinës me temë: Procesi i Lobimit dhe Efektshmëria në Qeverisje”.

“Kosova është njohur deri sot nga 105 vende të botës. Unë kam dhënë kontribut shumë të madh, nuk dua tash as ta avancoj vetën, por e di se diku 46 njohje kanë ardhur prej lobimit tim të drejtpërdrejtë”.

Raportim nga gazetat ditore rreth lobimit të z.Pacolli.