Njohja nga Kameruni, në proces e sipër

Prishtinë, nëntor 2011 – Në kuadër të turneut lobues në Afrikë, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka takuar në Yaounde të Kamerunit, kryeministrin e këtij shteti, z.Philemon Yang, së bashku me dy ministra të kabinetit të tij.

Nga kryeministri Yang, z.Pacolli ka marrë konfirmimin se njohja e Kosovës është në proces e sipër.