Prishtinë, shtator 2010 – Hondurasi e ka njohur shtetin e Kosovës më 3 shtator, ndërsa me 11 shtator presidenti i Hondurasit, Lubo Sosa, i ka dorëzuar Behgjet Pacollit letrat kredenciale të njohjes.
Edhe pse institucionet e Kosovës nuk i kanë kordinuar aktivitetet lobuese me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe se nuk e kanë pranuar që ai të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në Nju Jork, ai ka arritur të sjell njohje nga shtete të Amerikës Qendrore.
z. Pacolli madje gjatë qendrimit në Nju Jork ka arritur të takojë 36 ambasadorë të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
